Një person është arrestuar në Gllogoc pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri nga vetura e tij e cila ishte në lëvizje.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, të dyshuarit i është konfiskuar arma.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja dhe nga i dyshuari është konfiskuar një armë revole me gaz dhe 88 fishekë”, bëhet e ditur nga raporti 24 orësh I policisë.
Lidhur me rastin, pas intervistimit i dyshuari me aktvendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.







