Sipas Policisë, të dyshuarit L.F. i është konfiskuar një revole e tipit Zoraki, një karikator, dy fishekë dhe një gëzhojë si dëshmi për Gjykatën, përcjell teve1.info
“I dyshuar pasi është shoqëruar në Stacion Policor Gjilan është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Kanosje’’ dhe rasti do të procedohet ne Prokurorinë Themelore”, bëhet e ditur në njoftim.







