Një person është arrestuar në fshatin Rracaj të Gjakovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest aktiv.
Sipas raportit policor, arrestimi është kryer më 10 korrik rreth orës 20:20 nga njësiti i antidrogës.
Pas verifikimeve, është konstatuar se i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se kishte kanosur zyrtarë policorë përmes rrjeteve sociale.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me përfundimin e procedurave është dërguar në qendrën e paraburgimit.
“Fsh. Rracaj, Gjakovë 10.07.2026-20:20. Njësiti i anti-drogës ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, për të cilin kishte urdhër-arrest aktiv. Pas verifikimit është vërtetuar se i dyshuari përmes rrjeteve sociale kishte kanosur zyrtarët policorë, për të cilin rast është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. I dyshuari dërgohet në qendrën e paraburgimit”, ka njoftuar policia./teve1.info/







