Policia të mërkurën ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti ishte i kërkuar nga Gjykata.
I arrestuari është SH.B i moshës 38 vjeçar dhe pas kompletimit të dokumenteve është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Me datën 27.03.2024 rreth orës 21:15 policët e stacionit në Ferizaj të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar SH.B ( M/K) i moshës 38 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘‘ Lēndim trupor” me dënim burgimi prej trembëdhjetë (13 ) muajve. Pas kompletimit të dokomuntacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim./teve1.info