Një person është arrestuar të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” për kanosje.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë për të cilën kishte leje dhe disa fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./teve1.info/







