Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar në Han të Elezit.
I njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës për veprën penale ‘’ Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vite.
“Më datën 18.11.2024 rreth orës 14:00, policët e stacionit në Han të Elezit kanë ndaluar personin Z. B (M/K), i moshës 40 vjeçar , i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale ‘’ Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre ( 3) vite.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.