Një person është arrestuar më katër gusht në Prishtinë pasi dyshohet se ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes.
Sipas raportit të policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.







