Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa ata po i shqiptonin tiketën për kundërvajtje.
“ Është arrestuar i dyshuari m/k pasi gjatë shqiptimit të një tikete për kundërvajtjeje kishte kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se gjatë arrestimit, zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore, për çka më pas kanë marrë trajtim mjekësor.
Ndërsa, i dyshuari, siç bëhet e ditur në raport, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.







