TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohet një person dhe intervistohen disa të tjerë për thirrjet anti-shqiptare në ndeshjen në Kumanovë

by Tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Arrestohet një person dhe intervistohen disa të tjerë për thirrjet anti-shqiptare në ndeshjen në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi se një person është arrestuar dhe disa të tjerë janë intervistuar lidhur me thirrjet anti-shqiptare të bëra gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, që u zhvillua më 2 gusht në Pallatin e Sporteve në Kumanovë.

Gjatë ndeshjes, tifozët vendas brohoritën parulla me përmbajtje ofenduese dhe nacionaliste, si: “Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”. Këto thirrje u dëgjuan edhe në praninë e krerëve të lartë të shtetit, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Jashtëm Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, i arrestuari S.M., 30 vjeç nga Kumanova, dyshohet se është përpjekur të sjellë një pano me përmbajtje fyese gjatë pushimit mes pjesëlojësve të ndeshjes.

“Lidhur me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në Pallatin e Sporteve në Kumanovë, disa të dyshuar tashmë janë thirrur në Departamentin e Policisë së Kumanovës dhe është kryer një intervistë zyrtare. Pas analizave të kryera në koordinim me Prokurorinë Publike të Kumanovës, do të merren masa specifike ligjore kundër personave të përfshirë, përfshirë edhe ndjekje penale,” thuhet në njoftim.

Ministria e Brendshme theksoi se policia do të jetë jashtëzakonisht rigoroze ndaj çdo shkeljeje të rendit dhe qetësisë publike, veçanërisht ndaj thirrjeve ofenduese bazuar në përkatësi kombëtare, etnike ose fetare.

“Kjo do të sanksionohet në mënyrën më të ashpër, pa asnjë tolerancë. Vetëm brohoritjet dhe mbështetja sportive të ndershme mund të na sjellin sukses, fitore dhe gëzim sportiv,” deklaroi Ministria.

Nga ana tjetër, udhëheqësit e tifo-grupit “Kumani” kanë mohuar përfshirjen e tyre dhe fajësinë për këto thirrje, ndërsa disa pjesëtarë të grupit janë intervistuar nga policia, raporton “Alsat M”.

Tags: arrestimKumanoveTeve1thirrje antishqiptare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Statovci: Për hapat pozitivë në veri kanë kontribuuar dy figurat, si Kurti ashtu edhe Vjosa

Statovci: Për hapat pozitivë në veri kanë kontribuuar dy figurat, si Kurti ashtu edhe Vjosa

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Emisioni “Info Nata” 05.06.206

Emisioni “Info Nata” 05.06.206

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.06.2026

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Lodhja rreth orës 3, ja çfarë e shkakton dhe si ta parandaloni

Lodhja rreth orës 3, ja çfarë e shkakton dhe si ta parandaloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën