Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për djegien e veturave në veri të vendit.
Burime të teve1.info bëjnë të ditur se PK-ja janë duke e sjellë të dyshuarin në Prishtinë.
Deri tani, PK-ja e ka konfirmuar djegien e pesë veturave me targa të Republikës së Kosovës në veri. Tri prej të cilave janë djegur në Leposaviq, dy në Mitrovicë të Veriut dhe një tjetër në Zveçan.
Detaje për incidentet apo motivet e tyre nuk dihen akoma, derisa rastet janë duke u hetuar.
Djegie të veturave në veri të Kosovës kishte edhe vitin e kaluar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të veturave me targa ilegale të Serbisë. /Teve1.info/
https://teve1.info/lajmet/digjen-tri-vetura-ne-leposavic/