Një e mitur është arrestuar pasi që e njëjta kishte tentuar të sulmonte fizikisht me thikë bashkëmoshatarën e saj të hënën në Pejë.
Policia ka bërë të ditur se mjeti i mprehtë është sekuestruar, kurse e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Pejë 23.12.2024-10:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi që e njëjta kishte tentuar të sulmonte fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare e mitur. Mjeti i mprehtë është sekuestruar, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./teve1.info/