Një kadet i Policisë së Kosovës është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur në Lipjan.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës.
Beka ka njoftuar se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi”
“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar). Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Dhunimi’ nga neni 277 të KPRK-së”, tha ai.
Beka tha se si pjesë e procedurës është njoftuar AKSP dhe PK./teve1.info/