Një i mitur është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka therur me thikë vëllain e tij të mitur, i cili ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 05.07.2024 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, për shkak se me thikë e kishte therur në krahë vëllain e tij të mitur, i cili ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/