Është arrestuar i dyshuari i cili kishte kërcënuar me jetë gazetaren dhe kameramanin e “Betimit për Drejtësi”.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
“Është arrestuar një mashkull kosovar, si i dyshuar për kanosje ndaj dy gazetarëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Kërcënohet me jetë stafi i “Betimit për Drejtësi”, gjatë hulumtimit të një teme