Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin e kërkuar për rastin e 22 nëntorit, ku nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi me bombë në tregun e kafshëve në Prizren.
Në njoftim thuhet se prokurori i shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë për personin e dyshuar.
“Arrestohet personi i cili ishte në kërkim. Me datën 27.11.2023 hetues policor nga sektori rajonale i hetimeve Prizren përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 fshati Uglar/ Gjilan ndaj të cilit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lëndohen 9 persona nga granata e dorës në tregun e kafshëve në Prizren