Inspektorati i Policisë së Kosovës ka njoftuar të premten në mbrëmje se për rastin e vrasjes në Ferizaj është arrestuar edhe një person i dyshuar.
“Të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet nga IPK.
Për vrasjen në Bibaj është arrestuar dhe suspenduar dhe një polic që dyshohet sr ka kryer aktin. Ai është ndaluar për 48 orë.teve1.info