Është arrestuar një 59-vjeçar në Ferizaj i kërkuar për disa vjedhje.
Policia bën të ditur se i dyshuari V.I., dyshohet se në katër raste të ndara kishte vjedhur nga veturat në dy rrugë të qytetit të Ferizajt telefona celular të llojeve të ndryshme.
“Policët hetues pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë,kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin V.I (M/K) i moshës 59 vjeçar, i cili me datat: 24.11.2022, 05.12.2022, 25.01,2023 dhe me datën 27.01.2023 në dy rrugët e qytetit të Ferizajt, “Zenun Beqa” dhe “Alishefik Spahiu’’ dyshohet se nga veturat kishte vjedhur telefona celular të llojeve të ndryshme, portofola me para të gatshme si dhe dokumente personale nga disa qytetarë. I dyshuari i V.I, ishte në kërkim policor, ndërsa dje me datën 06.04.2023 në ora 18:00 është ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit dhe më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë. /Teve1.info/