Policia e Kosovës ka arrestuar një 47-vjeçar në Obiliq i dyshuar për një rast vjedhje.
Ai është arrestuar të dielën për një rast vjedhje që kishte ndodhur dy ditë më parë.
“Personi i dyshuar, N.H., mashkull, 47 vjeç, është arrestuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar. Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia./teve1.info/









