Një 33-vjeçar është arrestuar sot pasi ishte në kërkim për veprën penale “Dhunim”.
Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari A.M., është dërguar në vuajtje të dënimit, përcjell teve1.info
“Sot nga njësite të stacionit policor të Lipjanit, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës. Ndaj personit të dyshuar: A. M mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (pesë vite burgim) për veprën dhunim. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të denimit”, thuhet në njoftim.