Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin se ka tentuar të kryejë veprën penale “Vjedhje e rëndë” në një shtëpi.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, A.M., 33-vjeçar, është arrestuar në flagrancë nga njësia e arrestimeve e Stacionit Policor “Qendra”.
Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë./teve1.info/







