TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohen tre shtetas maqedonas për pjesëmarrje në luftë në Siri

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Arrestohen tre shtetas maqedonas për pjesëmarrje në luftë në Siri

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar tre shtetas maqedonas, të cilët, sipas saj, kanë marrë pjesë aktive në luftën në Siri, si “pjesëtarë të organizatës militante Shteti Islamik (ISIL)”.

Siç thuhet në njoftim, tre të arrestuarit “kanë qenë objekt i interesimit të shërbimeve të sigurisë në periudhën e kaluar” dhe janë arrestuar në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit.

Njoftohet se dy persona u arrestuan në Maqedoninë e Veriut dhe një në Francë, sipas një urdhër-arresti maqedonas, si rezultat i bashkëpunimit të MPB-së dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB) me autoritetet franceze.

Sipas policisë, të arrestuarit, me inicialet O. S. (28 vjeç), R. S. (33 vjeç) dhe M. G. (26 vjeç), në vitin 2014 iu bashkuan formacioneve të armatosura të organizatës militante Shteti Islamik, në territorin e Sirisë dhe morën pjesë aktive në operacionet ushtarake.

“MPB-ja, me urdhër për bastisje të shtëpive dhe objekteve tjera të lëshuara nga gjyqtari i procedurës paraprake, sot në orët e paradites ka kryer bastisje në dy lokacione në Shkup, te O.S. dhe R. S., ku janë gjetur dhe konfiskuar armë, municione, telefona celularë dhe pajisje të tjera elektronike që mund të përmbajnë dëshmi shtesë për veprën e kryer”, tha zëdhënësi i MPB-së së Maqedonisë së Veriut, më 12 maj.

Siç theksoi ai, sipas dëshmive të siguruara, sektori policor për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë për krim të organizuar të Maqedonisë së Veriut, kundër personave të përmendur, për veprën penale “shërbimi në ushtrinë armike”, parashikuar në nenin 322 të Kodit Penal.

Sipas atij neni të Kodit, për pjesëmarrje “në ushtrinë e armikut” parashikohet dënim me burg prej së paku tre vjetësh, ndërsa për rekrutimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, së paku pesë vjet.

Në janar të këtij viti, shërbimet e NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut parandaluan tri tentativa për sulme terroriste. Agjencia e Inteligjencës dhe Shërbimit të Sigurisë së Maqedonisë së Veriut, i tha asokohe Radios Evropa e Lirë se në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë të vendeve anëtare, janë parandaluar sulmet terroriste në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet fqinje.

Tags: Arrestimelufta në SiriMaqedoni e Veriut
ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

​Haxhiu nuk tregon a do të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Qytetarët presin me orë – kjo është gjendja në pikat kufitare

Rritet çmimi i naftës, MINT këto janë tarifat e reja

Çmimet e reja të derivateve, nafta bie për 5 centë

Në Pejë festohet duke shtënë me armë, arrestohet një person

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

​Haxhiu nuk tregon a do të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit

SPECIALE – Konstituimi i Kuvendit – Partitë pa kompromis

SPECIALE – Konstituimi i Kuvendit – Partitë pa kompromis

Zhegrova: Dua të shkruaj histori me Juventusin

Zhegrova: Dua të shkruaj histori me Juventusin

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Qytetarët presin me orë – kjo është gjendja në pikat kufitare

Rritet çmimi i naftës, MINT këto janë tarifat e reja

Çmimet e reja të derivateve, nafta bie për 5 centë

Në Pejë festohet duke shtënë me armë, arrestohet një person

Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, u fshehën në dollapin e kamionit dhe jastëkun e shoferit

Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, u fshehën në dollapin e kamionit dhe jastëkun e shoferit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën