TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohen tre persona në Prizren nën dyshimin për fajde

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Arrestohen tre persona në Prizren nën dyshimin për fajde

Tre persona me inicialet B.S., F.S. dhe A.D. janë arrestuar në Prizren, nën dyshimet se janë të përfshirë në veprën penale “Fajde”.

Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës, B.S., përveç veprës penale të “fajdesë”, është i dyshuar edhe për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “aksident trafiku me lëndime”.

“Gjatë veprimeve operative të ndërmarra janë arrestuar 3 persona të dyshuar: B. S., F. S. dhe A. D. I dyshuari B. S. përveç veprës penale të ‘fajdesë’ është i dyshuar edhe për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘aksident trafiku me lëndime’, pasi që gjatë tentimit të tij për të shmangur arrestimin, duke goditur me veturë ka lënduar një zyrtar policor dhe një qytetare”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, të dyshuarit kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdesë.

“Të dyshuarit lidhur me këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës, me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdesë, duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale viktimës.”, thuhet më tej në komunikatë.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë kontrolluar edhe vendbanimet e të dyshuarve në tri lokacione të ndryshme në komunën e Prizrenit.

“Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarve në 3 lokacione të ndryshme në komunën e Prizrenit, me ç‘rast janë sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale”, bëhet e ditur nga policia dhe prokuroroa themelore në Pejë.

Ndaj të dyshuarve, siç bëhet e ditur në komunikatë, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Prizren, sipas njoftimit, pritet që brenda afatit ligjor të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

​Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

Shaip Kamberi voton në Tërnoc: Shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e politik që të votojnë

Shaip Kamberi voton në Tërnoc: Shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e politik që të votojnë

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Courtois mungon në “El Clasico”

Courtois mungon në “El Clasico”

​Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

​Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

Shaip Kamberi voton në Tërnoc: Shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e politik që të votojnë

Shaip Kamberi voton në Tërnoc: Shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e politik që të votojnë

“Reuters”: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

“Reuters”: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

Myrto Uzuni rikthehet me gol në MLS

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizon dy gola për skuadrën amerikane

Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve vdekjeprurëse

Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve vdekjeprurëse

​23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

​23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën