Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë ndaluar tre persona me inicialet L.H., L.XH., dhe F.M., nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Në njoftim Prokuroria shton se, dje rreth orës 21:00, në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’ në Prishtinë, gjatë kontrollit të automjeteve të personave të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar mbi 500 gramë substanca të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe marihuanë, me pesha të ndryshme, të paketuar dhe të mbështjellura me folie alumini, të pandehurit dyshohen se kishin për qëllim shitjen dhe shpërndarjen e tyre.
“Sipas dyshimeve fillestare, më datë 6 Nëntor 2026, rreth orës 21:00, në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’ në Prishtinë, gjatë kontrollit të automjeteve të personave të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar mbi 500 gramë substanca të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe marihuanë, me pesha të ndryshme, të paketuar dhe të mbështjellura me folie alumini, të pandehurit dyshohen se kishin për qëllim shitjen dhe shpërndarjen e tyre”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.
Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.








