TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohen mbi 70 persona në protestat në Britani në mbështetje të grupit të ndaluar Veprimi për Palestinën

by teve1
1 vit ago
0
A A
Arrestohen mbi 70 persona në protestat në Britani në mbështetje të grupit të ndaluar Veprimi për Palestinën

Më shumë se 70 persona u arrestuan të shtunën në protestat në Mbretërinë e Bashkuar kundër shpalljes së grupit Veprimi për Palestinën (Palestine Action) si organizatë terroriste nga qeveria britanike pas një vandalizmi në një bazë të Forcave Ajrore Mbretërore.

Në Londër, Policia Metropolitane tha se 42 persona ishin arrestuar deri në fund të pasdites.

Të gjitha arrestimet, përveç njërit, ishin për shfaqje mbështetjeje për një organizatë të ndaluar, të cilën policia ka thënë se përfshin brohoritje, veshje ose shfaqje artikujsh të tillë si flamuj, tabela ose logo. Një person tjetër u arrestua për sulm të zakonshëm.

16 arrestime të tjera u bënë në Mançester, sipas Policisë së Mançesterit të Madh, ndërsa Policia e Uellsit të Jugut tha se 13 persona u ndaluan gjithashtu në Cardiff.

Në Londër, ishte java e dytë radhazi që protestuesit u mblodhën për të mbështetur grupin aktivist pro-palestinez. Nxjerrja e tij jashtë ligjit do të thotë që mbështetja për organizatën konsiderohet vepër penale. Policia arrestoi 29 persona në një protestë të ngjashme fundjavën e kaluar.

Pankarta me shkrimin “Unë kundërshtoj gjenocidin, unë mbështes Veprimi për Palestinën” u mbajtën lart në heshtje ndërsa protestuesit u rrethuan nga oficerë policie dhe anëtarë të medias.

Qeveria mori masa për të ndaluar Vperimin për Palestinën pasi aktivistët hynë me forcë në një bazë të Forcave Ajrore Mbretërore në Brize Norton në Oxfordshire të Anglisë, më 20 qershor, duke dëmtuar dy aeroplanë duke përdorur bojë të kuqe dhe leva në shenjë proteste ndaj mbështetjes së vazhdueshme ushtarake të qeverisë britanike për Izraelin në luftën e tij në Gaza.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Opozita akuzon Netanyahun për nxitjen e një konflikti me Iranin para zgjedhjeve në Izrael

Opozita akuzon Netanyahun për nxitjen e një konflikti me Iranin para zgjedhjeve në Izrael

De la Fuente shpallet trajner i vitit

De la Fuente shpallet trajner i vitit

Shqiptarët fitojnë dy ulëse në Parlamentin e Serbisë, Memeti nuk përjashton pjesëmarrjen në Qeveri

Shqiptarët fitojnë dy ulëse në Parlamentin e Serbisë, Memeti nuk përjashton pjesëmarrjen në Qeveri

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Rasti i Arlindës, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë

Rasti i Arlindës, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë

Kulla: Marrëdhëniet Shqipëri–Serbi varen edhe nga qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës

Kulla: Marrëdhëniet Shqipëri–Serbi varen edhe nga qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës

Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkon drejtësi dhe përgjegjësi

Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkon drejtësi dhe përgjegjësi

Kingji takohet me shefin e Shtabit të KFOR-it, diskutohet siguria në Kosovë

Kingji takohet me shefin e Shtabit të KFOR-it, diskutohet siguria në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën