Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuarit 22 dhe 20 vjeçar të cilët i kishin shkaktuar lëndime trupore 16 vjeçarit, i cili më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet A.L(M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.L ( M/K) i moshës 20 vjeçar , të cilët shkak i një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet B.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për këtë ai kishte pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”./teve1.info./