TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arrestohen dy kosovarë në Morinë, dyshohen për trafikim arme dhe vetura të vjedhur

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Arrestohen dy kosovarë në Morinë, dyshohen për trafikim arme dhe vetura të vjedhur

Dy persona nga Prishtina janë arrestuar nga Policia Kufitare e Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës, nën dyshimin për trafikim të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike.

Arrestimet u realizuan në kuadër të operacionit policor të koduar “JAD 1”, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare pas verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar.

Sipas policisë, fillimisht u arrestua në flagrancë shtetasi M.P., 38 vjeç, banues në Prishtinë, i cili tentoi të trafikonte në Shqipëri një armë zjarri të fshehur në një automjet të tipit “BMW”, që rezultoi i vjedhur në Gjermani.

“Në hyrje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi M.P., i cili drejtonte një automjet tip ‘Tuareg’, me të cilin kishte rimorkuar një automjet tip ‘BMW’. Nga verifikimet rezultoi se automjeti ‘BMW’ ishte i vjedhur në Gjermani”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të detajuar në automjetin e rimorkuar, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të hetimeve dhe veprimeve operacionale, autoritetet arritën të identifikojnë dhe arrestojnë edhe një person tjetër, H.A., 34 vjeç, gjithashtu banues në Prishtinë, i cili dyshohet se kishte porositur trafikimin e armës dhe automjetit.

“Si rezultat i hetimeve të thelluara është mundësuar identifikimi dhe arrestimi i shtetasit për llogari të të cilit ishin kryer këto veprimtari kriminale”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë) me municion luftarak, automjeti tip “BMW”, si dhe automjeti tip “Tuareg” me rimorkio me të cilin transportohej vetura.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.

Tags: armeArrestimeShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dardan Vuniqi zgjidhet zv/kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Dardan Vuniqi zgjidhet zv/kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Konjufca mirëpret heqjen e fusnotës për Kosovën

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lirohen nga akuza

Basketboll, nënkampioni kundër kampionit

Basketboll, nënkampioni kundër kampionit

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Luan në elitën e futbollit norvegjez, Shqipëria shumë pranë “Haalandit” të ri

Luan në elitën e futbollit norvegjez, Shqipëria shumë pranë “Haalandit” të ri

Prishtina 01 triumfon ndaj Drenicës, siguron gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës në futsal

Prishtina 01 triumfon ndaj Drenicës, siguron gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës në futsal

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Konjufca mirëpret heqjen e fusnotës për Kosovën

“Tmerri” i Polonisë, Jasir Asani: Do të bëjmë gjithçka në Varshavë, shpresoj t’ju shënoj sërish

“Tmerri” i Polonisë, Jasir Asani: Do të bëjmë gjithçka në Varshavë, shpresoj t’ju shënoj sërish

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën