Dy persona janë arrestuar, njëri me shtetësi të huaj pasi që, të njëjtit në gjendje të dehur kanë sulmuar dy viktimat femra kosovare, bashkëshortet e tyre.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, njëri me shtetësi të huaj pasi që, të njëjtit në gjendje të dehur kanë sulmuar dy viktimat femra kosovare, bashkëshortet e tyre. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.