Policia e Kosovës, ka arrestuar katër persona në Llapushnik të Drenasit, të cilët ishin përfshirë një përleshje fizike.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe sekuestruar një pistoletë dhe 8 fishekë.
“Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që për shkak të një fjalosje në mesi veti ishin përfshirë në përleshje fizike. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë”, thuhet nga Policia.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./teve1.info/