tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Arrestimet e zyrtarëve në Prishtinë, LVV: Përgjegjësia bie mbi Ramën

teve1 nga teve1
09/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar për arrestimin e zyrtarëve në kryeqytet, të cilët dyshohet për keqpërdorime të detyrës zyrtare.

Sipas VV-së, këto arrestime nuk bëjnë fjalë për veprime individuale, por se kanë të bëjnë me veprimtari “kriminale të koordinuar e organizuar në hierarki të pushtetit lokal në Prishtinë”.

“Arrestimi i Shefit të personelit të Komunës së Prishtinës, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kryetarit Rama, ish-asamblisti dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, z.Fadil Aliu – Hërtica, arrestimi i ish-Drejtorit të Qendres për Punë Sociale të Prishtinës, z.Vehbi Mujku, i dorëhequr ditë më parë, arrestimi i shefes së Njësisë së Shërbimeve Sociale, Znj.Valbona Makiqi, si dhe intervistimi i Nënkryetarit të Prishtinës, z.Alban Zogaj, është dëshmia më e mirë dhe e pakontestueshme e kaosit ligjor në të cilin është zhytur Komuna e Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

LVV, thotë se përgjegjësia i takon kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, të cilin e akuzojnë për veprime të paligjshme.

“Si opozitë lokale vazhdimisht kemi ngritur zërin për parregullësitë dhe shkeljet ligjore që kanë ndodhur e vazhdojnë të ndodhin tash e dy vjet në çdo segment të qeverisjes në Kryeqytet. Prishtina tani, nën qeverisjen LDK-PDK, është shndrruar në qytet kampion për paligjshmëri, padrejtësi e anarki. Nuk ka dyshim se përgjegjësia kryesor për këtë gjendje bie mbi të parin e Kryeqytetit, Përparim Ramën, për shkak të veprimeve të tij paligjshme, e të cilat tashmë çdo ditë po shpërfaqen në opinion”, thuhet mes tjerash në komunikatë”./teve1.info/

Tags: arrestimet e zyrtarëveKomuna e PrishtinesVV

Krasniqi viziton policin e plagosur: Mirënjohje e falënderim për pjesëtarët e policisë tonë

24/09/2023

Shefi i Kabinetit të Konjufcës: Arsenal armësh gjendet në Manastirin e Banjskës

24/09/2023

Abdixhiku viziton policin e plagosur: Do të kapërcejmë secilën sfidë

24/09/2023

Dita e diel për sukseset e skuadrave shqiptare, Shkëndija mbetet në krye

24/09/2023

Kroacia dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët urgjentisht të dalin para drejtësisë

24/09/2023

Njësia Speciale hyn brenda manastirit të Banjskës ku ishte ngujuar grupi i armatosur

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.