TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

by teve1
1 orë ago
0
A A
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

Tre shtetas shqiptarë, të akuzuar për përfshirje në një rrjet të organizuar të trafikut të drogës në Gent të Belgjikës, kanë vendosur që të arratisen duke humbur kështu dhe garancinë pasurore që kishin lënë në Gjykatë.

Sipas Prokurorisë Publike të Belgjikës, të pandehurit dyshohet se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me shitjen e drogës. Seanca gjyqësore u zhvillua të mërkurën, por asnjëri prej tyre nuk ishte i pranishëm.

Ngjarja që çoi në zbulimin e rastit daton më 6 tetor 2024, kur policia ndaloi një automjet në zonën Gent-Zuid. Gjatë kontrollit, u gjetën sasi kanabisi dhe 3,100 euro para cash. Hetimet u thelluan pasi në telefonat e të dyshuarve u zbuluan mesazhe që lidhen qartë me aktivitetin e shitjes së drogës.

Në vijim të operacionit, siç raportojnë mediat belge, autoritetet kryen disa kontrolle në disa banesa. Në një apartament në Edward Pynaertkaai u sekuestruan evidenca të kontabilitetit të drogës, para cash dhe substanca narkotike. Ndërkohë, në rrugën Oosteeklostraat u gjetën 169 gramë kokainë dhe 4,000 euro, ndërsa në një adresë tjetër në Hagelandkaai u sekuestruan edhe 119 gramë kokainë.

Prokuroria vlerëson se provat tregojnë ekzistencën e një rrjeti të organizuar, ku njëri prej të pandehurve kishte rol drejtues, ndërsa dy të tjerët vepronin si zbatues. Për ta janë kërkuar dënime të rënda, që përfshijnë deri në 40 muaj burg dhe gjobë deri në 8,000 euro dhe konfiskim pasurie.

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës kundërshtuan akuzat, duke argumentuar se nuk ka prova për një organizim të mirëfilltë kriminal dhe kërkuan masa më të lehta. Megjithatë, tre të pandehurit nuk u paraqitën në gjykatë dhe dyshohet se janë larguar drejt Shqipërisë. Si pasojë e mungesës së tyre, ata kanë humbur edhe garancitë financiare prej 10,000 dhe 8,000 eurosh që kishin depozituar për të qëndruar në liri./Top Channel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Huthët paralajmërojnë ndërhyrje nëse përshkallëzohet lufta Izrael-SHBA kundër Iranit

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Borë e madhe në Kroaci, bllokohen rrugët

Borë e madhe në Kroaci, bllokohen rrugët

Anije cisternë e operuar nga Turqia goditet në Detin e Zi nga një dron pa pilot

Anije cisternë e operuar nga Turqia goditet në Detin e Zi nga një dron pa pilot

“Dardanët” ndezin Bratisllavën para sfidës Sllovaki–Kosovë

“Dardanët” ndezin Bratisllavën para sfidës Sllovaki–Kosovë

Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

Gërvalla paralajmëron finalizim të pakos për Reformën në Drejtësi

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Huthët paralajmërojnë ndërhyrje nëse përshkallëzohet lufta Izrael-SHBA kundër Iranit

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Emisioni “Ditari” 26.03.2026

Emisioni “Ditari” 26.03.2026

Rita Ora uron Shqipërinë dhe Kosovën para ndeshjeve

Rita Ora uron Shqipërinë dhe Kosovën para ndeshjeve

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Gjini: LVV nuk ka vullnet për ta përmbyllur çështjen e presidentit pa zgjedhje të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën