TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aroma e frutave të pjekura mund të ndalojë rritjen e qelizave kancerogjene, thonë shkencëtarët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Aroma e frutave të pjekura mund të ndalojë rritjen e qelizave kancerogjene, thonë shkencëtarët

Sipas hulumtimeve të reja, disa aroma si ajo e frutave të pjekura ose ushqimit të fermentuar mund të ndikojnë në shprehjen e gjeneve brenda qelizave shumë larg hundës. Nëse kërkimet e mëtejshme konfirmojnë këto gjetje, ekziston mundësia që në të ardhmen kanceri ose sëmundjet neurodegjenerative të mund të trajtohen duke nuhatur përbërës të paqëndrueshëm.

Gjenet kodojnë për proteinat dhe proteinat diktojnë funksionin e qelizës. Mijëra gjenet e shprehura në një qelizë të caktuar përcaktojnë se çfarë mund të bëjë.

“Ne ishim të befasuar që nuhatja mund të ndryshojë drejtpërdrejt shprehjen e gjeneve, madje edhe në indet që nuk kanë receptorë aromatik,” tha biologu molekular Anandasankar Ray i Universitetit të Kalifornisë (UC).

Shkencëtarët ekspozuan mizat e frutave (drosophila melanogaster) dhe minjtë ndaj dozave të ndryshme të avullit diacetil për pesë ditë; komponimi që çliron majanë në frutën e fermentimit. Diacetili është gjithashtu një nënprodukt i prodhimit të birrës dhe dikur i shtohej kokoshkave për t’i dhënë një aromë të ngjashme me gjalpin. Ndonjëherë mund ta gjejmë edhe në cigaret elektronike.

Ekspertët kanë zbuluar se në qelizat njerëzore të rritura në laborator, diacetili mund të veprojë si një frenues i histone deacetilazës (HDAC). Diacetili shkaktoi ndryshime të mëdha në shprehjen e gjeneve tek mizat dhe minjtë. Ndryshime ndodhën edhe në qelizat e trurit të kafshëve dhe në qelizat e mushkërive.

HDAC janë enzima që ndihmojnë ADN-në të mbështillet më fort rreth histoneve (proteinave bazë që gjenden në bërthamën e qelizës), ku gjenet më pas mund të shprehen më lehtë. Frenuesit HDAC tashmë përdoren në trajtimin e kancerit të gjakut.

Në eksperimentet e mëvonshme, shkencëtarët zbuluan se avujt e diacetilit ndaluan rritjen e qelizave të neuroblastomës njerëzore të rritura në një pjatë. Ekspozimi gjithashtu ngadalësoi përparimin e neurodegjenerimit të sëmundjes Huntington në një model mize.

“Rëndësia e zbulimit tonë është se disa komponime të paqëndrueshme të emetuara nga mikrobet ose që vijnë nga ushqimi mund të ndryshojnë gjendjet epigjenetike në neurone dhe qeliza të tjera eukariote,” tha Ray, sipas Science Alert.

Shkencëtarët paralajmërojnë se hulumtimi ka kufizimet e veta dhe nuk ofron një analizë të detajuar të mekanizmave themelorë që mund të shpjegojnë se si aromat shkaktojnë ndryshime epigjenetike në qeliza. Për momentin, nuk dihet nëse ekspozimi i përsëritur ndaj aromave që hasim shpesh mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin tonë. Hulumtimi u botua në revistën “eLife”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Sa gjatë mund të mbani ushqime të ndryshme në ngrirës pa e dëmtuar cilësinë e tyre?

Sa gjatë mund të mbani ushqime të ndryshme në ngrirës pa e dëmtuar cilësinë e tyre?

Mos e ndaloni asnjëherë teshtimën

Mos e ndaloni asnjëherë teshtimën

Pensionohet Armando Sadiku, ish-sulmuesi i Kombëtares var zyrtarisht këpucët

Pensionohet Armando Sadiku, ish-sulmuesi i Kombëtares var zyrtarisht këpucët

​Anulohet nisja e studentëve të Kosovës për në protestën në Shqipëri, organizatori: Mua më pret arrestimi atje

​Anulohet nisja e studentëve të Kosovës për në protestën në Shqipëri, organizatori: Mua më pret arrestimi atje

Kurti pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, si dhe ambasadorë të shteteve anëtare

Kurti pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, si dhe ambasadorë të shteteve anëtare

​Kosova pret avancim të marrëveshjeve rajonale nga samiti i Procesit të Berlinit në Mal të Zi

​Kosova pret avancim të marrëveshjeve rajonale nga samiti i Procesit të Berlinit në Mal të Zi

Raporti i DASH-it për trafikimin me njerëz, reagon MPB-ja: Kosova ka shënuar progres në disa fusha

Raporti i DASH-it për trafikimin me njerëz, reagon MPB-ja: Kosova ka shënuar progres në disa fusha

OSBE: Kosova ka shënuar progres në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por sfidat mbeten

OSBE: Kosova ka shënuar progres në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por sfidat mbeten

​Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

​Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën