TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Armët pa leje në Kosovë, rrezik për sigurinë e qytetarëve

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Policia gjenë dy bunkerë dhe një sasi armë zjarri, arrestohen dy persona

Foto nga Policia e Kosovës

Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thonë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Qytetarët të cilët kanë armë pa leje cenojnë rendin dhe sigurinë publike, por mbi të gjitha rrezikojnë jetën e tyre. Sipas raporteve të Policisë së Kosovës, çdo vit në Kosovë konfiskohen rreth 1500 armë ilegale.

Nuredin Ibishi, ekspert i Sigurisë, thotë për Radio Kosovën se vrasjet e ndodhura në vend, janë burim i posedimit të armëve ilegale dhe kjo paraqet rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Ibishi thekson se për parandalimin e kësaj dukurie duhet një reagim qytetar dhe institucional.

“Së pari, nuk duhet të pritet vetëm nga policia, gjyqësia e prokuroria për masa reaguese. Por, në këtë rast duhet edhe një vetëdijesim qytetar. Shtimi i menjëhershëm i masave ndëshkuese dhe atyre parandaluese do të ndikojë në zvogëlimin e armëve ilegale në duart e qytetarëve”, thotë Ibishi.

Ai deklaron se Ministria e Punëve të Brendshme duhet sa më shpejt të ndërmarrë masa parandaluese, por edhe të bëjë legalizimin e armëve.

“Pres që së shpejti MPB-ja të bëjë ligjin për legalizim dhe të fillojë një proces i ri dhe gjithë ky posedim ilegal i armeve të dorëzohet dhe rreziku të minimizohet”, shton ai.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një nga mbledhjet e Qeverisë, ka thënë se në raport me përgjegjësit e Ministrisë së Drejtësisë do të bëhet edhe njëherë rishikimi i Kodit Penal të Kosovës dhe në  bashkëpunim me MPB-në janë duke punuar në raport për armëmbajtjet pa leje.

“Për shkak të politikës sonë ndëshkimore dhe mos veprimi nga sistemi prokurorial në raport me personat e dyshuar për armëmbajtje pa leje, ne na duhet që t`i shikojmë këto dispozita në mënyrë që ta pamundësojmë që prokurorët t`i neglizhojnë këto raste. Vetëm në dy rastet e fundit kemi parë që personat kanë pasur armëmbajtje pa leje mirëpo, kjo nuk është adresuar si duhet nga institucionet” ka deklaruar ministrja Haxhiu.

Në raportet 24 orësh të Policisë së Kosovës, deklarimi i veprave kriminale në qendër kanë armët. Madje, vetëm për dy muajt e parë të
këtij viti, janë raportuar 270 raste të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas statistikave të Policisë, në operacione të ndryshme të ndërmarra gjatë vitit 2023, janë konfiskuar 1.392 armë zjarri të llojeve të ndryshme si dhe janë konfiskuar 37.215 sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm.

Vetëm këtë vit policia ka reaguar në 522 raste dhe ka konfiskuar 562 armë pa leje. Në periudhën e legalizimit para dy vitesh, janë paraqitur vetëm rreth 2 mijë kërkesa.

Ndërsa, llogaritet se rreth 250 mijë armë janë pa leje.

Tags: Armet pa lejePolicia e KosovesSiguria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, arrestohen gjashtë persona

Policia sqaron rastin e videos me armë në një shkollë në Ferizaj: Ishte lodër

Rrëfimi i minatorit të ngujuar në Trepçë: 4 orë për çdo horizont deri në sipërfaqe

Rrëfimi i minatorit të ngujuar në Trepçë: 4 orë për çdo horizont deri në sipërfaqe

Zyrtarë të Prokurorisë vizitë në ShBA, do të kenë takime me zyrtarë të lartë amerikanë

KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj

Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Abdixhiku për Ndryshim-Ligjin për Specialen: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se iniciativa nuk prodhon efektin juridik që u premtua

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për Kosovën

Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për Kosovën

Rita Ora reagon pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente

Rita Ora reagon pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën