TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Armenia njeh shtetin palestinez

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Armenia njeh shtetin palestinez

Armenia zyrtarisht ka njohur shtetin palestinez, bëri të ditur Ministria e Jashtme e këtij shteti përmes një deklarate për media më 21 qershor.

Armenia bëhet shteti i fundit që njeh shtetin palestinez, pavarësisht kundërshtimeve nga Izraeli.

Jerevani mbështet rezolutën e Kombeve të Bashkuara për një armëpushim të menjëhershëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë dhe mbështet zgjidhjen me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez, u tha në deklaratë.

Autoriteti Palestinez, që ushtron vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor – që gjendet nën pushtimin izraelit – mirëpriti vendimin e Armenisë.

“Kjo njohje kontribuon pozitivisht në ruajtjen e zgjidhjes me dy shtete e cila përballet me sfida sistematike, dhe promovon sigurinë, paqen dhe stabilitetin për të gjitha palët e përfshira”, u tha në deklaratën e presidencës së Autoritetit Palestinez.

Ky vendim i Jerevanit nxiti zemërim në Izrael, shtet që ftoi në bisedë ambasadorin armen.

“Pas njohjes nga Armenia të shtetit palestinez, Ministria e Jashtme ftoi ambasadorin armen në Izrael në takim për qortim të ashpër”, u tha në një deklaratë për media.

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia janë në mesin e shteteve perëndimore që zyrtarisht e kanë njohur shtetin palestinez muajin e kaluar, duke nxitur Izraelin që të tërheqë ambasadorët e tij nga Madridi, Dublini dhe Oslo. /rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rreth 350 traktorë bllokojnë Parisin në protestë të fermerëve

Rreth 350 traktorë bllokojnë Parisin në protestë të fermerëve

Rutte shmang pyetjen nëse është e pranueshme që një anëtar i NATO-s të kërcënojë ushtarakisht një tjetër

Rutte shmang pyetjen nëse është e pranueshme që një anëtar i NATO-s të kërcënojë ushtarakisht një tjetër

Kryeministri i Grenlandës: Zgjedhim Danimarkën dhe refuzojmë t’i bashkohemi SHBA-së

Kryeministri i Grenlandës: Zgjedhim Danimarkën dhe refuzojmë t’i bashkohemi SHBA-së

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Mesfushori Salifu largohet nga Drita

Mesfushori Salifu largohet nga Drita

Rreth 350 traktorë bllokojnë Parisin në protestë të fermerëve

Rreth 350 traktorë bllokojnë Parisin në protestë të fermerëve

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Hapet për qarkullim normal rruga Prishtinë–Ferizaj

“Ditari”- 13.01.2026

“Ditari”- 13.01.2026

Durmishi: 85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë përfunduar, në pranverë intensifikohen punimet e mbetura

Durmishi: 85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë përfunduar, në pranverë intensifikohen punimet e mbetura

Ish-bashkëshorti i Edona Llalloshit vjen me akuza të rënda ndaj saj

Ish-bashkëshorti i Edona Llalloshit vjen me akuza të rënda ndaj saj

Ferit Idrizi takohet me ambasadorin e Turqisë: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes nesh

Ferit Idrizi takohet me ambasadorin e Turqisë: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes nesh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën