Trepça’89 po përgatitet maksimalisht për sezonin e ri, duke prezantuar madje edhe ardhjet e reja.
Klubi mitrovicas ka prezantuar të mërkurën afrimin e qendërmbrojtësit premtues Arlind Syla, i cili sipas klubit është një emër i njohur për tifozët mitrovicas.
“Me qëndrueshmëri, përkushtim dhe vendosmëri në mbrojtje, ai ka dëshmuar cilësitë e tij në çdo paraqitje dhe tashmë i bashkohet “Minatorëve” për të forcuar repartin defanziv në sezonin 2025/26.”
“Jam i lumtur që kaloj tek Trepça’89 – një hap i rëndësishëm në karrierën time. Jam gati të jap gjithçka për këtë fanellë dhe të luftojmë së bashku për suksese,” – tha Syla pas zyrtarizimit të transferimit.
Vetëm një ditë më parë, 89-shi njoftojë transferimin e mesfushorit të talentuar, Shefki Aliti.