TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arifi: Vizita e Cameronit, shuan zërat nacionalist se do të ketë luftë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Arifi: Vizita e Cameronit, shuan zërat nacionalist se do të ketë luftë

Politologu, Dritëro Arifi, thotë se vizita e ministrit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, është sinjal i rëndësishëm për Kosovën.

Sipas Arifit, vizita e ish-kryeministrit britanik dëshmon dy gjëra, e që sipas tij e rëndësishme është që i shuan të gjithë zërat nacionalist që do të ketë luftë.

“Prezenca e ministrit të Jashtëm të Britanisë është dëshmi për dy gjëra. E para që Britania po dëshiron me dëshmu  fuqinë e vetë jo vetëm në Ukrainë, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në Ballkan. Sepse, këto janë për momentin tri zona për të cilat interesat britanike preken në një formë apo tjetrën. E dyta është për me i tregu të gjithë zërave nacionalist që do të ketë luftë, sepse luftë s’do të ketë. Sepse, Britania për ata edhe është këtu janë ushtarët e NATO-s me i tregu të gjithëve që as mos e provoni”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Politolgu tha se Cameron ka kërkuar rezultat nga Qeveria e Kosovës, pasi sipas tij, perëndimorët duan që Kosovën ta kenë si storie suksesi.

“Jam i bindur që në takimet bilaterale ka qenë pak një zë më i ashpër që ka kërkuar me siguri që Qeveria e Kosovës të përparojë në disa çështje… Duhet të jemi më serioz. Ai ka kërkuar rezultat. Perëndimorët janë njerëz të fjalës, kërkojnë rezultat, sepse po dojnë që Kosovën ta kenë si storie suksesi. Kjo vizitë është sinjal i mirë për Kosovën, por edhe sinjal që kërkojnë përgjegjësi për fjalën e dhënë”, shtoi ai.

Sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, vizitoi për herë të parë Kosovën, ku sot nga Prishtina ka premtuar se Britania do të vazhdojë të jetë përkrahëse e madhe e Kosovës.

Ai mes tjerash, deklaroi se prioritet i Britanisë së Madhe është që të ketë siguri dhe paqe ne rajonin e Ballkanit Perëndimor./teve1.info/

 

Tags: David CameronDritero ArifiQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Mungesa e cilësisë në arsim, një nga faktorët e migrimit

Kurti në interpelancë para deputetëve javën e ardhshme

Lushaku-Sadriu kërkon përgjigje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Lushaku-Sadriu kërkon përgjigje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

ASK parashikon zvogëlim të popullsisë së Kosovës

ASK parashikon zvogëlim të popullsisë së Kosovës

Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin dhe inkurajon partitë politike të zgjidhin çështjen e presidentit

Kurti rreth Ligjit për Specialen: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin

Gaza është shndërruar në një “shkretëtirë toksike” nga lufta e Izraelit, zbulojnë ekspertët

Gaza është shndërruar në një “shkretëtirë toksike” nga lufta e Izraelit, zbulojnë ekspertët

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani zotohet se do të përdorë të gjitha mjetet për të thyer bllokadën amerikane

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nesër vendos përfundimisht për kampionin e Afrikës

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nesër vendos përfundimisht për kampionin e Afrikës

Barça pa Yamalin për pjesën e mbetur të sezonit

Barcelona pa Yamalin në Champions

Kurti: Mungesa e cilësisë në arsim, një nga faktorët e migrimit

Kurti në interpelancë para deputetëve javën e ardhshme

NATO beson se Rusia është gati të lëshojë një satelit të pajisur me armë bërthamore

NATO beson se Rusia është gati të lëshojë një satelit të pajisur me armë bërthamore

Rikuperohet Dellova, gati për duelin me Samsunsporin

Dellova mungon, Krasniqi në dyshim ndaj Gaziantepit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën