TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arifi thotë se është keqinterpretuar qëllimshëm deklarata e Macron për vizat

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Arifi thotë se është keqinterpretuar qëllimshëm deklarata e Macron për vizat

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Dritëro Arifi, thotë se është keqinterpretuar qëllimshëm deklarata e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

Sipas tij, Macron pati synim t’i bëjë presion Kosovës dhe Serbisë për përgatitje në dialog dhe për zbatim të marrëveshjeve të dakorduara më parë.

“Deklarata e Macron është keqkuptuar shumë, ndoshta edhe është keqinterpretuar qëllimshëm. Ai nuk ka thënë që do të ketë pezullim të vizave, ai vetëm tregoi çka ka bërë Franca për Kosovën dhe Serbinë, pra për të dyja palët. Theksi kryesor i Macron ishte përgatitja për dialog si dhe palët t’i zbatojnë të gjitha ato që kanë dhënë fjalën. Mund të ketë vonesa, mund të ketë viktima përsëri, por marrëveshjet në fund do t’i zbatojnë Kosova dhe Serbia. Po ashtu, ka deri diku dominancë nga Franca për tu rikthyer BE-ja si një faktor i rëndësishëm, sepse Bashkimi Evropian tanimë është lënë totalisht anash, është faktori më i parëndësishëm në skenën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Franca po tenton të marrë një rol si Bashkimi Evropian, që të paktën ta mbyllin një problem”, potencoi Arifi në emisionin “Këndi i Debatit”.

Andaj, Arifi vlerësoi që pa mbylljen e problemit Kosovë-Serbi, presidenti Macron dhe Bashkimi Evropian, e dinë që nuk do të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga Tirana ka kërcënuar Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen “po që se nuk mbahet fjala e dhënë”./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Dita e Kushtetutës, qytetarët kritikojnë politikanët për shkelje dhe kërkojnë ndëshkim përmes votës

Dita e Kushtetutës, qytetarët kritikojnë politikanët për shkelje dhe kërkojnë ndëshkim përmes votës

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Sfida ndërmjet shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës

Sfida ndërmjet shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës

Legjenda amerikane Balboa flet për vizitën e paharrueshme në Kosovë

Legjenda amerikane Balboa flet për vizitën e paharrueshme në Kosovë

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën