TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Arifi: Sa të jem kryetari i Bujanocit nuk do t’i nderoj terroristët e rënë në Banjskë

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Arifi: Sa të jem kryetari i Bujanocit nuk do t’i nderoj terroristët e rënë në Banjskë

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi ka thënë se me ftesë të Gjykatës për Kundërvajtje në Vranjë sot është paraqitur në zyrat e kësaj gjykate me akuzën për mosulje të flamurit shtetëror në gjysmështizë me rastin e shpalljes ditë zie të datës 27.09.2023, që ka të bëjë me rastin e Banjskës së Zveçanit.

Ai tha se sa të jetë kryetar i kësaj komunë nuk do t’i nderojë terroristët e rënë në Republikën e Kosovës dhe nuk do t’i përfill urdhrat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Me 27 shtator të vitit të kaluar, presidenti i Serbisë ka shpallur ditë zije në tërë territorin e Republikës së Serbisë dhe ka urdhëruar që flamuri i Serbisë të bëhet në gjysmë shtizë. Unë atë vendim nuk e kam respektuar dhe gjykata për kundërvajtje ka bërë kallxim penal, ku sot isha në Vranjë, ku edhe dhashë dëshminë time. Sa do të jem kryetari i Bujanocit nuk do të respektojë terroristet serbë që kanë rënë në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tutje, tha se këto veprime janë bërë për të frikësuar atë dhe shqiptarët në Luginë.

“Kjo është një hakmarrje ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës…kryesisht ndaj meje si kryetarë… qëllimi është që unë të frikësona, por ashtu edhe qytetarët e Luginës. Unë sot para gjykatësit kamë thënë se nëse mendoni që do të frikësohem nga këto veprime të juaja, e keni gabim. Jam gati të jap llogari për punën që e bëjë dhe nuk kam frikë dhe nuk kam pasur kurrë nga organet e Serbisë”, ka thënë ai.

Kujtojmë që në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Ndryshe, katër ditë pas ngjarjeve në Bansjkë, me 97 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që dënon sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK e AAK arrijnë koalicion për bashkëqeverisje në Prishtinë

Organizimi i ‘‘Street Party Prishtina’’, mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani”

Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri

Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri

Universiteti i Prishtinës përballet me krizë të interesimit – numri i studentëve konsiderohet në rënie

Universiteti i Prishtinës përballet me krizë të interesimit – numri i studentëve konsiderohet në rënie

Remitancat e diasporës rritën për 3.4%, shtetit i kërkohet strategji për shfrytëzim

Remitancat e diasporës rritën për 3.4%, shtetit i kërkohet strategji për shfrytëzim

​Maqedoni e Veriut – I mitur tentoi të vriste babanë e tij, i shkaktoi 10 plagë me objekt të mprehtë

​Maqedoni e Veriut – I mitur tentoi të vriste babanë e tij, i shkaktoi 10 plagë me objekt të mprehtë

LDK e AAK arrijnë koalicion për bashkëqeverisje në Prishtinë

Organizimi i ‘‘Street Party Prishtina’’, mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani”

Besa Famgas luan të dielën ndeshje evropiane

Besa Famgas luan të dielën ndeshje evropiane

Tifogrupi “Dardanët” reagojnë pas humbjes në Zvicër

Tifogrupi “Dardanët” reagojnë pas humbjes në Zvicër

“Zvicra i shfrytëzoi gabimet tona”, kapiteni Amir Rrahmani bën vetëkritikë pas ndeshjes

FFK-ja pret reagim në ndeshjen ndaj Suedisë

Lewandowski do të largohet nga Barcelona

Lewandowski do të largohet nga Barcelona

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme

Rusia i vazhdon sulmet, teksa Putini paralajmëron kundër angazhimit të forcave të huaja në Ukrainë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X