TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arifi: Nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 12 ditëve, Kosova rrezikon një bllokadë edhe më të kushtueshme

by teve1
6 muaj ago
4
A A
Arifi: Nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 12 ditëve, Kosova rrezikon një bllokadë edhe më të kushtueshme

Ish-ambasadori, Avni Arifi ka vlerësuar se Kosova mund të përballet me një bllokadë shumë më të kushtueshme sesa ekzistuesja, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 12 ditëve, siç e ka theksuar Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të sotëm.

Në emisionin “Ditari”, Arifi ka theksuar se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje nëse Kuvendi nuk konstituohet, përveç nëse Gjykata Kushtetuese ka paraparë diçka të tillë në vendimin e saj.

“Në zgjedhje nuk mund të shkojmë, përveç nëse Gjykata Kushtetuese, në këtë vendim, ka paraparë që, në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda 12 ditëve, mund të shkojmë në zgjedhje. Nëse kjo nuk është paraparë nga Gjykata Kushtetuese, atëherë mund të futemi në një bllokadë shumë më të kushtueshme se ajo ekzistuese, nëse brenda 12 ditëve të ardhshme nuk zgjidhet nënkryetari serb dhe nuk përfundohet procesi i konstituimit të Kuvendit”, ka thënë ai.

Sipas Arifit, përgjegjësia për sigurimin e votave të pakicës serbe për nënkryetarin e Kuvendit i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

“Përgjegjësia për t’ua siguruar votat atyre është mbi partinë më të madhe, pra Lëvizjen Vetëvendosje. VV-ja ka deklaruar se nuk do të votojë, duke synuar që të mos e votojë vetë dhe të mbështetet tek opozita për këtë. Pastaj, në një patriotizëm të gjoja të pastër, ajo akuzon partitë opozitare, duke thënë ‘ja, unë desha ta largoj Listën Serbe, por ja dolën këto dhe i votuan’, duke tentuar të sigurojë disa vota në kurriz të interesave të Kosovës. Pra, Lëvizja Vetëvendosje po e shfrytëzon politikisht këtë situatë”, ka shtuar Arifi.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim të martën që seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar, dhe që ajo duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit.

Gjykata e ka arsyetuar vendimin e saj, duke përmendur se ende nuk është zgjedhur nënkryetari i Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

“TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; III. TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka thënë se ka vendosur të vazhdojë masën e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 5 shtator 2025, deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën