TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arifi: Aleanca nuk e voton presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat

by teve1
1 muaj ago
2
A A
Arifi: Aleanca nuk e voton presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se edhe në rast se Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arrijnë një marrëveshje dhe propozojnë një kandidat konsensual për president, subjekti i tij politik nuk do ta votojë atë.

Sipas Arifit, Aleanca do t’i japë votat e saj për president vetëm nëse VV-ja i plotëson gjashtë kërkesat e AAK-së, nëse kërkon ndihmën e saj për formimin e institucioneve.

“Ne i kemi gjashtë pikat tona. Nëse nuk implementohen këto pika, ne iu urojmë sukses. 80 votat i kanë, le ta zgjedhin presidentin. Ky ka qenë qëndrimi ynë konsistent që prej ditës së parë. Bile kemi thënë që edhe nëse është kandidat i Aleancës, që nuk do të ketë kandidat të Aleancës sepse nuk kemi propozuar, prapë kusht i ka gjashtë pikat. Nuk heqim dorë nga ato pika, nëse VV-ja i do këto shtatë vota në Kuvend për çfarëdo çështje”, ka deklaruar ai në “InfoNata” në Tëvë1.

I pyetur nëse këto kërkesa nuk po merren seriozisht nga VV-ja, Arifi është shprehur se përgjegjësia për këtë qëndrim u takon atyre.

“Nëse nuk i marrin seriozisht dhe i quajnë kushte joreale, atëherë është problem i tyre, sepse këto janë pika përfituese për qytetarët e Kosovës. E qysh nuk është kusht real me ua heq taksën bujqve të Kosovës që paguajnë tatim në pronë për tokën që e punojnë? Si nuk është kusht real rruga e Dollcit, rruga Prishtinë–Podujevë, autostrada etj.? Pra, çfarë ka këtu joreale?”, ka thënë Arifi.

Ai, megjithatë, është shprehur skeptik se do të gjendet një kandidat konsensual për president.

“Lëvizja Vetëvendosje tash këtë fjalën ‘me dalë nga zarfi’ e kanë avancuar në ‘president konsensual’. Do të thotë, siç duket, nuk do të ketë president të tillë prej zarfi, por Kurti po e bën atë lojën që e ka bërë edhe në zgjedhjet e kaluara, me thirrë Lumirin, me nejt tri orë dhe në fund me thënë që ishte takim konstruktiv. Pra, është një lloj talljeje jo e ndershme me atë që e ka fituar besimin qytetar më së shumti”, ka deklaruar Arifi.

Sipas tij, Kurti nuk është serioz në përpjekjet për këto takime.

“Përpjekjet e tij për këto takime i shoh më shumë si përpjekje për ta shpërndarë fajin dhe për t’u dukur para qytetarëve se ‘po e bëj më të mirën për me zgjedh çështjen’”, ka thënë Arifi.

Ndryshe, gjashtë kërkesat e Aleancës për VV-në janë:

1. Orientimi strategjik dhe gazi amerikan: Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si një projekt i rëndësisë jetike për orientimin afatgjatë të shtetit.

2. Pavarësia energjetike: Nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e termocentralit me thëngjill, për të garantuar zhvillim ekonomik dhe ulje të inflacionit.

3. Lehtësime për bizneset e vogla: Ngritja e menjëhershme e pragut të TVSH-së nga 30,000 në 100,000 euro, për të çliruar potencialin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

4. Mbështetje për bujqësinë: Lirimi i plotë i tokës së punuar nga tatimi në pronë, me qëllim nxitjen e punimit të tokës dhe përkrahjen direkte të bujqve.

5. Buxhetimi i infrastrukturës: Financimi i plotë buxhetor i projekteve të infrastrukturës jetike në Kosovë, të cilat aktualisht kanë mbetur të pezulluara në mungesë të mjeteve.

6. Fondi emergjent për kryeqytetin: Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard eurove për Prishtinën, e cila, sipas tij, po bëhet e pajetueshme në mungesë të investimeve kapitale./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

Ligji për Specialen, mblidhet Grupi Parlamentar i PDK-së

Gërvalla: Nuk kam asnjë pikëtakim me Specialen, s’kam heshtur – duhet të përgatitemi për betejën ligjore në Apel

Ministria e Drejtësisë: Ndryshimet në Ligjin për Specialen kërkojnë shqyrtim të specializuar në Kuvend

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku kujton Adem Beqirin pas identifikimit të eshtrave të tij

​“Kuvendi të veproj me urgjencë”, Kryeziu thotë se seanca duhet të thirret sonte, më së largu deri nesër për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

Cakolli: Projektligji për Specialen vështirë të përfundojë para 6 tetorit, procedura kërkon së paku pesë ditë

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Gashi: Zjarri në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, një nga më të mëdhenjtë e dekadës së fundit

Gashi: Zjarri në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, një nga më të mëdhenjtë e dekadës së fundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën