TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ardon Jashari shpallet MVP i Milanit, pas asistimit në barazimin me Comon

by Bujar Mehmeti
2 muaj ago
1
A A
Ardon Jashari shpallet MVP i Milanit, pas asistimit në barazimin me Comon

Në ndeshjen e tensionuar në “San Siro”, aty ku AC Milan barazoi 1:1 ndaj Comos, protagonisti absolut te kuqezinjtë ishte Ardon Jashari.
Mesfushori shkëlqeu në çdo aspekt të lojës dhe u shpërblye me çmimin MVP nga tifozët.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 64-t, kur Jashari dhuroi një asist të saktë dhe të matur për Rafael Leão, i cili realizoi golin e barazimit. Ishte një pasim mjeshtëror për nga koha dhe precizioni, që dëshmoi vizionin dhe aftësinë e tij për të ndikuar në momente kyçe të takimit.

“Gjatë gjithë ndeshjes, Jashari ishte prezent si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse. Ai ruajti qetësinë në ndërtimin e aksioneve, diktoi ritmin e lojës dhe dha energji të vazhdueshme në mesfushë. Statistikat e tij flasin qartë: një asist, 60 pasime të sakta dhe dy duele të fituara në mbrojtje. Aftësia për të mbajtur topin dhe për të organizuar lojën ishin thelbësore për Milanin”, ka shkruar faqja zyrtare e Milanit, duke e zgjedhur atë MVP-, apo lojtarin e ndeshjes.

Paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët. Me 56.6% të votave në aplikacionin zyrtar të klubit, Jashari la pas në garën për MVP emra si Davide Bartesaghi dhe Fikayo Tomori, si dhe autorin e golit, Leão.

Kjo performancë konfirmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Jasharit në skuadër dhe jep arsye për optimizëm për ndeshjet e ardhshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Klubi i madh brazilian nis punën për t’i marrë Shqipërisë trajnerin Sylvinho

Klubi i madh brazilian nis punën për t’i marrë Shqipërisë trajnerin Sylvinho

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Trump kërcënon me burg gazetarin që raportoi i pari për shpëtimin e pilotit në Iran

Trump kërcënon me burg gazetarin që raportoi i pari për shpëtimin e pilotit në Iran

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një i dyshuar në Pejë

30 ditë paraburgim ndaj një të dyshuari për shitje të drogës në Pejë

Teherani pretendon se ka goditur drejtpërdrejt zyrën e Netanyahut

Paralajmërim nga Teherani: Do të përgjigjemi pa kufizime nëse Donald Trump zbaton kërcënimin

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën