TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ardon Jashari – objektivi kryesor i Borussia Dortmund këtë verë

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Ardon Jashari – objektivi kryesor i Borussia Dortmund këtë verë

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Club Brugge, mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari, pritet të ndërrojë ambient këtë verë. Disa prej klubeve më të mëdha evropiane janë vënë pas tij – mes tyre edhe gjigantët Manchester City dhe Paris Saint-Germain – por sipas raportimeve më të fundit, Borussia Dortmund ka hyrë fuqishëm në garë për shërbimet e tij dhe e ka shpallur atë objektivin kryesor të merkatos.

Në sezonin e tij të parë me Club Brugge, Jashari është shndërruar në lider të padiskutueshëm të skuadrës dhe është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në kampionatin belg, Jupiler Pro League. Ai ka zhvilluar plot 52 ndeshje dhe ka luajtur 4,132 minuta, duke u kthyer në një figurë kyçe për ekipin që luftoi deri në fund për titullin kampion.

Edhe pse Club Brugge nuk ia doli të fitonte trofeun, për Jasharin ky sezon duket se ka qenë një trampolinë drejt majave të futbollit evropian. Mediat ndërkombëtare e kanë lidhur emrin e tij me disa nga klubet më të mëdha në kontinent, ndërsa gazetari belg Sacha Tavolieri raporton se Borussia Dortmund ka bërë hapat konkretë drejt transferimit të 21-vjeçarit.

Sipas Tavolierit, Dortmund – që e përfundoi sezonin e fundit në vendin e katërt në Bundesliga – e ka bërë tashmë Jasharin objektivin kryesor të afatit kalimtar dhe ka zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit. Kualifikimi i sigurt në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/26 i ka dhënë klubit verdhezi një shtysë shtesë për të përgatitur një ofertë zyrtare drejt Club Brugge.

Një verë shumë e nxehtë duket se është në prag për Ardon Jasharin, i cili është kthyer në një nga emrat më të përfolur të merkatos evropiane. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës: Premier League, Ligue 1 apo Bundesliga.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Ndeshja Kosovë-Turqi, një biletë në tregun e zi deri në 500 euro

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Islami: Përveç shantazhuese, Lista Serbe edhe agresive – po sulmon politikanët serbë të Kosovës

Islami: Vuçiq sillet si agjent propagande kundër Kurtit

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK: Ekspozita cenon dinjitetin e viktimave dhe deformon të vërtetën, mbështetja e Kuvendit skandaloze

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu shpreh keqardhje për situatën me ekspozitën: Do të forcojmë mekanizmat e vlerësimit

PDK mban konferencë për media

PDK e quan skandaloze ekspozitën, kërkon hetim dhe përgjegjësi institucionale

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën