Supergoli i shënuar nga Arbër Hoxha e ka vendosur derbin e madh kroat mes Dinamos së Zagrebit dhe Rijekës, kampiones në fuqi të Kroacisë.
Hoxha gjashtë minuta para fundit shënoi nga një distancë shumë e largët në portën e portierit të Rijekës dhe e vendosi sfidën e xhiros së 12-të të zhvilluar të shtunën në stadiumin “Maksimir”.
Dinamo fitoi 2:1 dhe mbetet lartë në tabelë me 25 pikë. Rijeka ka 14 pikë në vendin e shtatë.
Hoxha ka tri gola e dy asistime në edicionin aktual të elitës kroate të futbollit.









