TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aprovohet propozimi i mbrojtjes për dëgjimin e dy dëshmitareve në gjykimin për krime lufte ndaj Jusuf Shujak

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Aprovohet propozimi i mbrojtjes për dëgjimin e dy dëshmitareve në gjykimin për krime lufte ndaj Jusuf Shujak

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e së enjtes është aprovuar propozimi i mbrojtjes për dëgjimin e dy dëshmitareve në gjykimin ndaj Jusuf Shujak i cili po akuzohet për krime lufte.

Kryetari i trupit gjykues, Lutfi Shala njoftoi se kjo Gjykatë ka pranuar parashtresë nga mbrojtësi i të akuzuarit Shujak, avokati Ljubomir Pantoviq, në të cilën është propozuar dëgjimi i dy dëshmitareve: Salka Agoviq dhe Enisa Rexhematoviq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë propozim, avokati Pntoviq deklaroi se dëshmitaret e propozuara do të dëshmojnë se i akuzuari Shujak së bashku me familjen në maj të vitit 1999 kanë shkuar në Mal të Zi ku kanë qëndruar për një kohë të caktuar.

Andaj, sipas avokatit Pantoviq, dëgjimi i këtyre dëshmitareve ka për qëllim vërtetimin e rrethanave për të cilat akuzohet i mbrojturi i tij.

Propozimin e mbrojtjes nuk e kundërshtoi prokurori special, Ilir Morina, i cili theksoi se rrethanat që citoi mbrojtja janë të rendësishme për vërtetimin e gjendjes faktike.

Më pas trupi gjykues, mori aktvendim me të cilin aprovoi propozimin e mbrojtes së të akuzuarit Shujak, dhe në këto rrethana ndërpreu seancën e sotme, ndërkaq e radhës u caktua për një datë tjetër.

Në seancën fillestare më 13 shkurt 2025, i akuzuari Jusuf Shujak është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për krime lufte në Gjakovë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 24 janar 2025, i pandehuri Jusuf Shujak akuzohet se gjatë përiudhës kohore 1989-1999, në Gjakovë, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dashje shkel rregullat e të drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, konkretisht neni 3 të Konventës së Katërt të Gjenevës dhe nenin 4 të Protokollit shtesë II, duke kryer vrasje, dëbim dhe shkatërrime të pasurisë së lujatshme dhe të palujatshme të popullatës civile.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, i akuzuari Shujak, më 10 maj 1999, së bashku me pjestarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, të unifromuar dhe të armatosur dhe të ndarë në grupe të ndryshme, hyjnë në shtëpinë e M.D., në të cilin ishin duke qëndruar vetëm M., B.D., bashkëshortja e tij, një fëmijë dhe dy të zhvendosur, C.H., e I.L., të cilët ishin të strehuar përkohësisht, i urdhërojnë që të dalin jashtë, përpos M.D., i cili kishte mbetur brenda shtëpisë. Me të dalë në oborr, policët serbë i ndalojnë C.H, dhe I.L., duke ua kërkuar letërnjoftimet dhe më pas ju drejtohen me fjalët “ah ju qenkeni UÇK” dhe menjëherë kishin shtënë në drejtim të tyre duke i vrarë që të dy. Kurse një polic tjetër, hyn brenda shtëpisë, ku kishte qenë edhe M.D., duke qëlluar me armë dhe duke e vrarë.

Gjithmonë sipas aktakuzës, në dispozitivin e dytë thuhet që në kohën dhe vendin e përshkruar si në dispoztivin e parë, forcat policore dhe ushtarake serbe, me dhunë dhe nën kërcënimin e armëve, dëbuan nga shtëpitë e tyre familjen Dyla, në atë mënyrë që në ditën e incidentit derisa pjestarët e forcave policore dhe ushtarake serbe kishin hyrë në shtëpin e M.D., duke lënë të vrarë atë dhe dy persona të tjerë, ndërsa pjesën tjetër të familjes i detyruan që të largohen nga shtëpia e tyre dhe t’ju bashkohen kolonave të banorëve civilë të nacionalitetit shqiptarë dhe nacionaliteteve tjera, dhe me dhunë të largohen nga Gjakova.

Kurse, në dispozitivin e tretë të aktakuzës thuhet që i pandehuri Shujak së bashku me forcat policore dhe ushtarake serbe, plaçkitën dhe shkatrruan pasurinë e familjes Dyla, në atë mënyrë që në ditën e incidentit, pasi që vranë dhe dëbuan viktimat të përshkruara si në dispozitivin e parë dhe të dytë të kësaj aktakuze, fillimisht plaçkitën shtëpinë e familjes Dyla, dhe disa shtëpi të tjera përreth saj dhe në fund i dogjën ato, duke iu shkaktuar kështu viktimave dëm shumë të madh material.

Më këtë, Jusuf Shujak ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullatës civile”, e sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-RSFJ-së.

Tags: deshmitarKrime lufteTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta për reagim ndaj krizave

SHBA mirëpret formimin e institucioneve të reja të Kosovës

Lista Serbe dorëzohet, pranon integrimin e Arsimit dhe Shëndetësisë në institucionet e Kosovës

Lista Serbe dorëzohet, pranon integrimin e Arsimit dhe Shëndetësisë në institucionet e Kosovës

Dixon: SHIK-u u krijua pas lufte, ZPS s’ka prova që Veseli ishte shef i kësaj strukture më 1999

Dixon: SHIK-u u krijua pas lufte, ZPS s’ka prova që Veseli ishte shef i kësaj strukture më 1999

Osmani apo një pjesëtar i familjes Jashari për president? – Deklarohet Murati

Osmani apo një pjesëtar i familjes Jashari për president? – Deklarohet Murati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën