TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës

Analisti politik, Gazmir Raci, thotë për KosovaPress se Kosova nuk mund të mbetet peng i askujt në Bashkimin Evropian për të pritur momentumin e duhur. Prandaj, sipas tij, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE ka qenë i duhur, pavarësisht vonesave të mundshme për shqyrtim të njëjtit.

“Momentumi ishte që ne të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Tash mbetet të shihet në procedurat e brendshme burokratike që i ka Këshilli i Evropës. Andaj Kosova nuk mundet të mbetet peng i askujt në Bashkimin Evropian për të pritur ndonjë momentum sepse kurrë ai momentum nuk mund të arrihet në një situatë të cilën jemi, duke marrë parasysh krizën dhe luftën që e kemi në Ukrainë”, deklaron Raci.

Mirëpo, drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, thotë se avancimi i Kosovës në skemën ndërkombëtare është i ndërlidhur me dialogun me Serbinë.

“Vendet kyçe të BE-së kanë mbështetur aplikacionin tonë, këtë e kanë konfirmuar qartazi, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, megjithëse kjo e fundit ka nënvizuar ndërlidhjen me dialogun. Këtu besoj se duhet të jetë vëmendja e institucioneve tona, në sytë e partnerëve tanë, por edhe në sytë e ShBA-ve, çdo avancim i yni në skemën ndërkombëtare është i lidhur me dialogun. Andaj aktet sikur marrëveshja për udhërrëfyesin në funksion të zbatimit për energjinë të vitit 2013 është hap i duhur dhe i cili do të mbështes aplikacionin tonë për Këshill të Evropës. Prandaj vëmendja duhet të jetë aty që të avancojë dialogu dhe të krijojë mjedis të favorshëm për faktorizimin tonë ndërkombëtar”, thotë ai.

Ditë më parë, në një postim në Twiter, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se Qeveria e Kosovës është dashur të presë për siguruar se ka shumicën e nevojshme për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Ndonëse shumë njerëz mbështesin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, të gjithë ata këshilluan Qeverinë që të presë për ta dorëzuar aplikacionin për t’u siguruar se ekziston shumica (e votave) në Këshill përpara aplikimit. Pak a shumë këtë thanë të gjithë partnerët ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të këtij viti, derisa nuk ishte përfshirë në agjendë të Komitetit të Ministrave të KiE-së që ishte mbajtur më 20 maj. Tashmë shpresat për shqyrtim të aplikacionin janë në mbledhjen e radhës, e cila është vitin e ardhshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi

Manipulimi i zgjedhjeve dhe siguria në rajon, Kryeprokurori i Prizrenit diskuton me KFOR-in zviceran

Manipulimi i zgjedhjeve dhe siguria në rajon, Kryeprokurori i Prizrenit diskuton me KFOR-in zviceran

Hendboll, xhiroja e 15-të, derbi në Gjakovë

Hendboll, xhiroja e 15-të, derbi në Gjakovë

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Zhegrova kritikohet ashpër edhe nga ish-lojtari i Juventusit

Zhegrova kritikohet ashpër edhe nga ish-lojtari i Juventusit

Ndihmëstrajneri i Hoffenheimit flet për interesimin e Bayernit për Asllanin

Ndihmëstrajneri i Hoffenheimit flet për interesimin e Bayernit për Asllanin

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Kandiq: E domosdoshme marrja në pyetje e Vuçiqit për rastin “Sarajevo Safari”

Kandiq: E domosdoshme marrja në pyetje e Vuçiqit për rastin “Sarajevo Safari”

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën