TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​APK shënon 20-vjetorin me lansimin e platformës Open Data për rritjen e transparencës

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
​APK shënon 20-vjetorin me lansimin e platformës Open Data për rritjen e transparencës

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka shënuar 20-vjetorin e themelimit duke lansuar platformën Open Data, e cila synon të rrisë transparencën institucionale dhe të lehtësojë qasjen e qytetarëve, mediave dhe shoqërisë civile në të dhënat që posedon agjencia.

Drejtori i agjencisë, Yll Buleshkaj, tha se lansimi i platformës përbën një standard të ri të transparencës për institucionin, duke theksuar se kjo ka qenë një kërkesë e kahershme e shoqërisë civile dhe mediave.

“Si institucion, për herë të parë e lansojmë platformën Open Data. Ka qenë kërkesë e kahmotshme e shoqërisë civile dhe mediave për të pasur qasje më të lehtë te informatat që i posedon agjencia. Sot e shënojmë arritjen e një standardi të ri, për të cilin agjencia është zotuar. Përveç të dhënave të hapura, OJQ të caktuara e mediume mund të kërkojnë qasje. Me kërkesë në agjenci kryhet qasja me afat të caktuar. Është standard i transparencës dhe i agjencisë që lehtëson mjaft shumë të gjithë të interesuarit për të pranuar të dhënat. Edhe për agjencinë kjo do të ndihmojë, pasi do të lehtësojmë nevojën për komunikim. Të dhënat tashmë do të jenë lehtësisht të qasshme dhe të përpunueshme”, tha Buleshkaj.

Se platforma është ndërtuar me teknologjinë më të fundit të Microsoft-it dhe mundëson shkarkimin e deklarimeve të pasurisë në disa formate, tha udhëheqësi i Divizionit të Shërbimeve Informative në APK, Besnik Dragusha.

Ai bëri të ditur se deri më tani, në platformë, për vitin 2026 janë 12 mijë e 700 deklarime, ndërsa nga viti 2023 në total evidentohen 44 mijë e 600 deklarime.

“Platforma është zhvilluar me teknologjinë e fundit të Microsoft-it. Të dhënat në platformën Open Data merren në mënyrë njëkahore të deklarimit të pasurisë. Platforma mundëson shkarkimin e deklarimeve të pasurisë për secilin subjekt deklarues. Shkarkimi i deklarimeve bëhet në tre formate: PDF, Excel dhe file. Në vitin aktual 2026 në platformë ekzistojnë 12 mijë e 791 deklarime, ndërsa në total 44 mijë e 641 deklarime. I kemi të vendosura që nga viti 2023, ndërsa ato më të hershme, nga viti 2011, do të përditësohen. 10 mijë e 767 paraqet numrin e zyrtarëve publikë që janë subjekte deklaruese në Kosovë. Kemi tri gjuhë në të cilat paraqiten të dhënat: shqip, anglisht dhe serbisht”, tha ai.

Ndryshe, mbi 10 mijë e 700 zyrtarë publikë janë subjekte deklaruese në Kosovë.

Tags: 20-vjetoriAPKKosoveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb

Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për shpërdorim të pasurisë së huaj

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për shpërdorim të pasurisë së huaj

Kosova dhe Sllovenia synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e eksporteve

Kosova dhe Sllovenia synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e eksporteve

​Rigjykimi i Endrit Nikës, dëshmojnë dy menaxherë të hotelit ku dyshohet se u vra gruaja argjentinase

Mbyllet pa fitues derbi mes Malishevës e Prishtinës

Mbyllet pa fitues derbi mes Malishevës e Prishtinës

AUV refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës

AUV refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës

308 ankesa në nëntë muaj, MINTI nis takimet me rrjetet tregtare

308 ankesa në nëntë muaj, MINTI nis takimet me rrjetet tregtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën