TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

APK-ja e pakënaqur me trajtimin e rasteve nga Prokuroria

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Presidenca ende pa vendim për kryeprokurorin e shtetit

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), nuk është e kënaqur me trajtimin e rasteve të trajtuara nga Prokuroria e Shtetit. Kështu ka thënë drejtori i këtij institucioni, Yll Buleshkaj.

Buleshkaj ka treguar për bashkëpunimin që APK ka më Prokurorinë si dhe sfidat me të cilat është duke u përballur ky institucion.

Teksa ka treguar për dërgimin e lëndëve në Prokurori, Buleshkaj ka thënë se nuk kanë pasur mundësi as ankimimi për shkak se nuk janë konsideruar si palë e dëmtuar.

“Ne jo gjithmonë jemi të kënaqur me punën që e zhvillon Prokuroria në trajtimin e kallëzimeve tona penale sepse besojmë që ka pasur vend për më shumë aktakuza se sa ato që i bënë Prokuroria por tek e fundit ajo është puna dhe mandati i Prokurorisë dhe ne nuk guxojmë t’i përzihemi shumë në punën e tyre. Ne për rastet që nuk kemi qenë të kënaqura në përfundimin e hetimeve ne i kemi zhvilluar procedurat ankimore në Prokurorinë e Apelit të cilat fatkeqësisht janë refuzuar sepse nuk ka kanë konsideruar si palë të dëmtuar”, u shpreh Buleshkaj, teksa thotë synim i tyre është që rastet e tyre të ngritën kallëzime penale e jo për të krijuar tollovi.

Buleshkaj ka folur edhe për Ligjin për Byronë, e cila po e pret dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese. Ai ka deklaruar se do të jenë në dispozicion të këtij institucioni në momentin që funksionalizohet.

“Ne jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për këtë institucion të rëndësishëm, arsye pse jemi ne tepër të rëndësishëm që ta dimë finalen e këtij procesi, është sepse Ligji për Byronë sipas Gjykatës Kushtetuese, i obligon agjencinë që të shërbej si administratë deri në themelim të plotë të këtij institucioni, përveç kësaj ky institucion i ri pritet që të merr të gjitha informatat që i posedon agjencia, sidomos deklarimin e pasurisë, të cilat do të shërbejnë si analizë për konfiskimet e mundshme të pasurisë, në qoftëse ato nuk justifikohen. Kjo do të jetë një punë  e madhe e cila e pret agjencinë e cila nuk do të jetë punë e lehtë. Ne tash kemi mungesë të stafit e i cili po presim të rregullohet vitin e ardhëm, ka lëvizje pozitive në kornizën buxhetore, na është premtuar që të rritet numri i stafit të agjencisë, vitin e ardhëm do të thotë që do të rriten edhe fondet për mallrat dhe shërbimet të cilat janë më tepër të nevojshme për agjencinë”, ka thënë Buleshkaj.

Sfidë për APK-në po del të jetë edhe stafi dhe se për këtë kanë dorëzuar kërkesë në instancat më të larta. Krahas kërkesës për staf shtesë, Buleshkaj ka thënë se është edhe përmirësimi i sistemit të teknologjisë informative brenda APK-së.

“Kërkesat janë dorëzuar tashmë, janë dorëzuar vitin e kaluar por nuk kemi arrit ta sigurojmë buxhetin e nevojshëm dhe numrat e stafit shtesë këtë vit gjërat janë shumë më mirë po besoj, jemi në fazën e parë të hartimit të ligjit të buxhetit, kemi një numër më të madh të stafit të paraaprovuar, kemi një buxhet pak më të mirë, kërkesa më të larta. Kërkesat tona janë edhe të përmirësojmë sistemin e teknologjisë informative brenda agjencisë, kërkesa jonë është që të na mundësohet që arkivat tona t’i dixhitalizojmë në mënyrë që të ndahen informatat më lehtë, të gjitha këto po presim që të marrim përgjigje pozitive nga Ministria e Financave”, u shpreh Buleshkaj për EO.

Tags: APKProkuroriaYll Buleshkaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën