TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Apeli vërteton dënimin prej 22 vite burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e 2019-ës në Prishtinë

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Iu zbutet dënimi pesë të akuzuarve, do t’i vuajnë 60 vite burgim për vrasjen e kushëririt

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 22 vitesh burgim ndaj Besnik Shkodrës për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajte pa leje”, ndërkaq ka vërtetuar lirimin nga akuza të Baki Shkodriqit për veprën penale “Shtytje në vrasje”.

Në këtë çështje penale Apeli më 6 korrik 2023 kishte mbajtur seancë ku ishin shqyrtuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Jeton Osmanit, mbrojtësit të Shkodrës, avokatit Skender Musa dhe mbrojtëses së Shkodriqit, avokates Sadije Mjekiqi.

Ky vendim i Apelit është marrë më 6 korrik 2023 nga gjykatësit me kryetar kolegji, Xhevdet Abazi dhe gjykatësit anëtarët, Hashim Çollaku dhe Beqir Kalludra.

Sipas vendimit të Apelit, kolegji i gjyqtarëve ka gjetur se Themelorja me rastin e marrjes së aktgjykimit nuk është përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, duke vendosur kështu në mënyrë të drejtë dhe të plotë për veprën penale “Vrasje e rëndë” ndaj Shkodrës.

“Kolegji i kësaj gjykate ka vlerësuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, sipas ankesës së ushtruar nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe mbrojtësit së të akuzuarit B.Sh., avokat Skënder Musa, si dhe shkresat e tjera të lëndës, dhe ka ardhur në përfundim se në këtë çështje penale i njëjti nuk përfshihet me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, nga neni 384 të KPPK, për të cilat shkelje përkujdeset edhe sipas detyrës zyrtare në kuptim të nenit 394 të KPPK. Gjykata e shkallës së parë, në mënyrë të drejtë dhe të plotë, ka pasur parasysh se në këtë çështje penale, kemi të bëjmë me veprën penale të vrasjes nga neni 178 të KPK, duke pasur parasysh se vepra penale është kryer me dt.27.02.2019, që në fuqi ka qenë Kodi Penal, 04/L-082, i dt.20.04.2012, në fuqi gjerë me dt.12.03.2019, kur ka hy në fuqi Kodi Penal i Kosovës, Kodi nr.06/L-074, i dt.23.11.2018, në fuqi nga dt.13.03.2019”, thuhet në vendimin e Apelit.

Apeli po ashtu ka ardhur në përfundimin se aktgjykimi i Themelores është në harmoni me vetveten, me një arsyetim të kuptueshëm dhe të qartë duke përfshirë të gjitha faktet vendimtare që karakterizojnë veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Po ashtu kolegji i kësaj gjykate ka ardhur në përfundim se dispozitivi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, është në harmoni me vetveten, si dhe me arsyetimin e aktgjykimit, është i qartë dhe i kuptueshëm, ngase përfshinë të gjitha faktet vendimtare të cilat e karakterizojnë veprën penale, nga neni 178 të KPK, që nënkupton se në këtë çështje penale, është aplikuar ligji i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, thuhet tutje në vendimin e Apelit.

Në vendimin e Apelit thuhet po ashtu se Themelorja duke u mbështetur në prova materiale ka dhënë arsye të mjaftueshme për secilin pikë të aktgjykimit.

Për të akuzuarin Shkodriqi në vendim të Apelit thuhet se Themelorja ka vendosur drejtë me rastin e lirimit të të njëjtit nga akuza për shtytje në kryejnë e veprës penale Vrasje pasi që nuk është provuar se ka kryer këtë vepër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Sa i përket të akuzuarit të dytë B1.Sh., pasi që nuk ka vërtetuar se në veprimet e të njëjtit janë formuluar elementet qenësore të veprës penale e cila i vihet në barrë, të njëjtin në kuptim të nenit 363 par.1 pika 1.3 të KPPK, e ka liruar nga akuza duke nxjerrë aktgjykim lirues, pasi që nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar”, theksohet në vendimin e  Apelit.

Tutje,  Apeli ka theksuar se Themelorja ka vendosur drejtë lidhur me lartësinë e dënimit me burgim pasi që me një  dënim të tillë do të arrihet efekti dhe qëllimi i dënimit te kryesi i veprës penale dhe te të tjerët.

 

Tags: Besnik ShkodraGjykata e ApelitVrasje e rende
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një polic në Pejë sulmohet nga pesë persona

Lëndohen gjashtë persona në një kënd lojërash në Skenderaj

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

Fermerët ankohen për çmimin që u duhet ta shesin grurin

S’ka kolona në pikat kufitare, pritjet deri në 5 minuta

S’ka kolona në pikat kufitare, pritjet deri në 5 minuta

Moti sot me diell e pjesërisht i vranët

Moti sot me diell e pjesërisht i vranët

Një polic në Pejë sulmohet nga pesë persona

Lëndohen gjashtë persona në një kënd lojërash në Skenderaj

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

Fermerët ankohen për çmimin që u duhet ta shesin grurin

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

S’ka kolona në pikat kufitare, pritjet deri në 5 minuta

S’ka kolona në pikat kufitare, pritjet deri në 5 minuta

56 vjet më parë njeriu zbriti në Hënë

56 vjet më parë njeriu zbriti në Hënë

Moti sot me diell e pjesërisht i vranët

Moti sot me diell e pjesërisht i vranët

Usyk mbret i peshave të rënda, kampion i pamposhtur

Usyk mbret i peshave të rënda, kampion i pamposhtur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X