TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Edmond Lajçit për vrasjen e bashkëshortes

nga tëvë1
9 Qershor, 2025
3
A A
Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Edmond Lajçit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajqinin i cili më 16 prill të vitit 2024 kishte vrarë gruan e tij, Gjyljeta Ukella, duke refuzuar anekses e palës mbrojtëse ndaj vendimit të Gjykatës Themelore.

Në komunikatë e Gjykatës së Apelit thuhet se është vlerësuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk ka ndonjë shkelje.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, sipas sktgjykimit PKR.nr.74/2024, të datës 03.02.2025, ka shpallur fajtor të akuzuarin E.L., për shkak të veprave penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të KPK dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 366 paragrafi 1 të KPK, duke i shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm. Në dënimin e shqiptuar me burgim i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga data 16.04.2024, si dhe i është konfiskuar mjeti i kryerjes së veprës penale, pistoleta model “Zoraki 917-T”, me numër serik…, me karikator dhe 5 fishekë, të cilat do të shkatërrohen pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm. Kolegji gjykues vlerëson se, aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, të parapara në nenin 384 të KPPK, për të cilat shkelje përkujdeset kolegji i kësaj gjykate edhe sipas dispozitës ligjore nga neni 394 të KPPK, si dhe vlerëson se gjykata e shkallës së parë ka paraqitur arsye të qarta dhe të plota duke dhënë arsye të duhura se cilat fakte konsiderohen të vërtetuara në këtë çështje penale, përkitazi me veprat penale të cilat i vihen në barrë të akuzuarit, e po ashtu ka paraqitur saktësinë e provave nga shkresat e lëndës, sikurse janë provat personale dhe ato materiale”, thuhet në komunikatë

Ndërsa, sa i përket pretendimeve ankimore lidhur me shkeljen e ligjit penal, Gjykata e Apelit vlerëson se shkalla e parë në mënyrë të plotë dhe të drejtë ka vërtetuar ekzistimin e secilës vepër penale, pasi që ka vlerësuar të gjitha provat sikurse ato personale e po ashtu edhe ato materiale, e posaçërisht pranimin e fajësisë së të akuzuarit, për veprat penale të cilat i vihen në barrë, andaj kolegji gjykues vlerëson se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vendosur kur të akuzuarin e ka shpallur fajtor, pasi që nuk ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë të akuzuarin nga përgjegjësia penale si dhe ndjekja penale.

“Duke i vlerësuar të gjitha rrethanat e përshkruara si në këtë aktgjykim, kolegji gjykues është i bindur se me dënimin e shqiptuar me burgim të përjetshëm sikurse në dispozitiv të aktgjykimit, do të arrihet efekti dhe qëllimi i tij, që të parandalojë kryerësit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij, të parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave penale, të bëjë kompensimin e viktimave ose të komunitetit për humbjet ose dëmet e shkaktuara nga vepra penale dhe të shprehë gjykimin shoqëror për veprën penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit, të paraparë në nenin 38 të KPK”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin – Buja: Lipjani ka nevojë për ndryshim

PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin – Buja: Lipjani ka nevojë për ndryshim

Qytetarë serbë bllokojnë rrugën drejt Merdarës

Qytetarë serbë bllokojnë rrugën drejt Merdarës

Dështimi i radhës për Kuvendin – partitë politike i përgjigjen ftesës së Osmanit

Dështimi i radhës për Kuvendin – partitë politike i përgjigjen ftesës së Osmanit

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Dënohet me 4 vite burg polici që shkaktoi aksidentin fatal – familja e viktimës kërkon drejtësi

Dënohet me 4 vite burg polici që shkaktoi aksidentin fatal – familja e viktimës kërkon drejtësi

Vihet gurthemeli, Zubin Potoku me stacion të ri policor

Vihet gurthemeli, Zubin Potoku me stacion të ri policor

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Ndalohen 6 persona në veri para ceremonisë së gurthemeleve për urat mbi Ibër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X