TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Apeli rrit dënimin në 30 nga 27 vite sa i kishte dhënë Themelorja të akuzuarit Burim Demaj për vrasjen e Blerim dhe Vllaznim Pukajt dhe plagosjen rëndë të Nazmi Pukajt

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Foto ilustruese

Ky dënim nga Themelorja, kishte ardhur pasi i akuzuari kishte pranuar fajësinë në seancën e shqyrtimit fillestar.

Kolegji i Apeli, i kryesuar nga gjykatësja Afërdita Bytyçi, ka aprovuar ankesën e palës së dëmtuar, duke e rritur dënimin në 30 vite burgim.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton se Gjykata e Pejës kishte dyfishuar rrethanat lehtësuese ndaj të akuzuarit, kurse nuk kishte vlerësuar drejt rrethanat rënduese, sidomos mënyra e kryerjes së veprës nga i akuzuari.

“Në rastin konkret nuk janë vlerësuar realisht as rrethanat rënduese, e sidomos mënyra e kryerjes së veprës penale, ngase, kur merret parasysh mënyra e kryerjes së veprës penale, ku i akuzuari më parë ua ka zënë rrugën tani të ndjerëve dhe të dëmtuarit, pastaj, përkundër faktit se i dëmtuari N.P., nga goditjet e marra nga i akuzuari tjetër, ka mbetur i shtrirë për tokë, i akuzuari B.D, sërish ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke shkaktuar, pra, kështu lëndime të rënda trupore, pastaj, shkon në drejtim të automjetit dhe ka shtënë në drejtim të tani të ndjerit B.P., kurse, dhe pse tani i ndjeri V.P., tenton të largohet nga vendi i ngjarjes, i akuzuari prapë se prapë nga prapa ka qëlluar me armë zjarri tani të ndjerin V, pastaj, duke marrë parasysh moshën e re e tani të ndjerëve, por, edhe sjelljen e të akuzuarit edhe pas kryerjes së veprës penale, ku i njëjti ka qëndruar në arrati në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vjet, atëherë, rezulton se janë të gjitha këto rrethana rënduese, që po ashtu, gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar realisht”, thuhet në arsyetimin e Apelit.
Tutje, në arsyetimin e Apelit theksohet se dënimi prej 30 vitesh është dënim që rrjedh nga vlerësimi real i rrethanave lehtësuese dhe rënduese dhe në harmoni me rrezikshmërinë shoqërore dhe se do të arrihet qëllimi i dënimit.

Ndryshe, më 6 prill 2022, Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 27 vite burgim, të akuzuarin Bujar Demaj, për vrasjen e dyfishtë të Blerim dhe Vllaznim Pukajt dhe plagosjen e rëndë të Nazmi Pukajt.

Sipas aktakuzës së ngritur më 16 mars 2022, i akuzuari Bujar Demaj, më 16 maj 2012 rreth orës 14:25 në Junik, saktësisht te varrezat Qok në Junik, me dashje dhe me armë ka privuar nga jeta dy viktimat, Blerim Pukaj i moshës 27 vjeçare dhe Vllaznim Pukaj i moshës 32 vjeçare, si dhe ka plagosur të dëmtuarin Nazmi Pukaj, i moshës 35 vjeçare.

Sipas aktakuzës, pasi viktima Vllaznim Pukaj martohet me motrën e të pandehurve, e cila në atë kohë ka qenë e martuar në Junik dhe pas 2 viteve, e njëjta martohet me nipin e viktimës Vllaznim, ashtu për shkak të këtyre martesave raportet acarohen mes të pandehurit dhe familjes Pukaj.

Sipas aktakuzës, dy vite para ditës kritike janë përleshur edhe fizikisht mes tyre. Kurse, në ditën kritike derisa viktimat Blerim, Vllaznim dhe Nazmi Pukaj ishin në automjet të tyre, vërehen nga i pandehuri Bujar dhe i dënuari Shpend, i cili tejkalon me veturë automjetin e viktimave duke iu bllokuar rrugën dhe më pas nga automjeti del viktima Nazmi, i cili i afrohet të pandehuri

Bujar për të biseduar, nga prapa në kokë goditet me bisht të sëpatës nga i dënuari Shpend dhe pasi rrëzohet në tokë, afrohet i pandehuri Bujar i cili gjuan më revole dy herë në drejtim të tij dhe më pas gjuan me revole ku me një predhë e godet për vdekje në gjoks viktimën Blerim.

Kurse, thuhet se në momentin kur viktima Vllaznim tenton të ikë, i pandehuri e godet me dy predha nga i cili veprim viktima Vllaznim ndërron jetë.

Me këtë, ngarkohej se ka kryer veprën penale “Vrasjes së rëndë” nga neni 147, pika 11 të Kodit Penal.

I njëjti ngarkohej edhe për armëmbajtje pa leje të kalibrit të tipit të panjohur, me të cilat i kishte privuar dhe plagosur të dëmtuarit në ditën kritike.

Me këtë, ngarkohej se ka kryer veprën penale të “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, nga neni 328, par.2 të Kodit Penal. /Betimi për Drejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i mitur në Lipjan, dyshohet për së paku 12 vjedhje të rënda

Dimić kritikon Vuçiqin: Serbët e Kosovës u sollën në “kontejner” nga politika e Beogradit

Dimić kritikon Vuçiqin: Serbët e Kosovës u sollën në “kontejner” nga politika e Beogradit

Dorëhiqet edhe Kryesia e Partisë Guxo në Pejë

Dorëhiqet edhe Kryesia e Partisë Guxo në Pejë

Kurti për heqjen e fusnotës “Kosovo*”: Po shkrihet si një fjollë bore

Kurti për heqjen e fusnotës “Kosovo*”: Po shkrihet si një fjollë bore

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i mitur në Lipjan, dyshohet për së paku 12 vjedhje të rënda

Dimić kritikon Vuçiqin: Serbët e Kosovës u sollën në “kontejner” nga politika e Beogradit

Dimić kritikon Vuçiqin: Serbët e Kosovës u sollën në “kontejner” nga politika e Beogradit

FIFA miraton rregulla të reja para Kupës së Botës 

FIFA miraton rregulla të reja para Kupës së Botës 

Dorëhiqet edhe Kryesia e Partisë Guxo në Pejë

Dorëhiqet edhe Kryesia e Partisë Guxo në Pejë

Kurti për heqjen e fusnotës “Kosovo*”: Po shkrihet si një fjollë bore

Kurti për heqjen e fusnotës “Kosovo*”: Po shkrihet si një fjollë bore

Kurti: Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, duhet marrëveshje me opozitën për presidentin

Kurti: Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, duhet marrëveshje me opozitën për presidentin

Kurti sot u dërgon ftesa opozitës për takim për çështjen e Presidentit

Kurti sot u dërgon ftesa opozitës për takim për çështjen e Presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën