TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Apeli kthen në rivendosje vendimin e Themelores e cila kishte konfirmuar aktakuzën ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Apeli kthen në rivendosje vendimin e Themelores e cila kishte konfirmuar aktakuzën ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosjes vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit kjo e fundit kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra City” dhe Roland Susurit, Arben Vezaj, Burim Mazrekut e Jesmir Badallit.

“Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të pandehurve D.H, avokat Florent Latifaj dhe R.S, avokate Sahadete Gashi, e sipas detyrës zyrtare, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special në Prishtinë Ps.nr.23/2024 i datës 29.04.2024  ANULOHET dhe çështja i kthehet të njëjtës gjykatës në rigjykim e vendosje”, thuhet në vendimin e Apelit.

Mbrojtësi i Hoxhajt, avokati Florent Latifaj në ankesë kishte pretenduar se deklaratat e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve janë marrë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe se aktakuza ndaj klientit të tij është bazuar në deklarimet e bashkë-të akuzuarve të marra në procedurë paraprake, që sipas mbrojtjes janë në kundërshtim me KPPRK-në. Andaj, Latifaj kishte propozuar që të pushohet procedura penale ndaj “Kobrës” ose çështja t’i kthehet Themelores në rivendosje.

Kurse, mbrojtësja e Susurit, avokatja Sahadete Gashi ka pretenduar se aktakuza nuk i plotëson elementet e domosdoshme, siç janë provat në të cilat duhet të mbështetet si dhe kundërshtoi cilësimin e veprimit inkriminues për të mbrojturin e saj. Pretendoi se aktakuza u ngrit në bazë të deklarimeve të bashkë-të pandehurve, veprim ky në kundërshtim me KPPRK-në. Në fund, Gashi propozoi që të hudhet aktakuza ose çështja të kthehet në rivendosje.

Në anën tjetër, Prokuroria e Apelit kishte propozuar përmes parashtresës që ankesat e mbrojtjes të refuzohen si të pabazuar dhe aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.

Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se vendimi i Themelores përmes të cilit është konfirmuar aktakuza ndaj Hoxhajt dhe të tjerëve, është kundërthënës me brendinë e tij dhe me arsyetimin në tërësi, si dhe me shkresat e lëndës.

Aty thuhet se disa fakte të paraqitura janë të paqarta dhe në kundërshtim me atë që paraqitet në arsyetim lidhur me përmbajtjen e shkesave të paraqitura në aktakuzë dhe procesverbaleve për deklarimet e dhëna në procedurë dhe vetë këtyre shkresave dhe procesverbaleve, duke e bërë aktvendimin të paqëndrueshëm në aspketin procedural dhe në pikëpamjen e vërtetimit të drejtë dhe të plotë të gjendjes faktike.

“Kolegji i kësaj gjykate pas vlerësimit të pretendimeve ankimore si dhe shkresave të lëndës erdhi në përfundim se provat-konkretisht procesverbalet mbi marrjen e deklaratës së dëshmitarëve e dëmtuarve, rezultojnë se paraprakisht janë njoftuar mbi të drejtat që rrjedhin nga dispozitat ligjore nga neni 126 e 129 të KPP-së,  e për te cilat mbrojtësit e kanë kundërshtuar që të njëjtat të shpallen prova të pa pranueshme…”, thuhet në akvendimin e Apelit.

Mbrojtja pretendon se nga Themelorja ka mbetur pa u sqaruar se a kemi të bëjmë me prova që janë marrë me efekt për marrjen në pyetje gjatë procedurës paraprake apo me deklaratën e dhënë gjatë asaj procedure.

Sipas Apelit, sqarimi i kësaj rrethane është thelbësore pasi që janë prova të propozuara për administrim gjatë procesit gjyqësor dhe mbi këto rrethana varet edhe vlefshmëria e kundërshtimeve sidomos kur Kodi i Procedurës Penale nuk i referohet as marrjes në pyetje e as deklaratës në procedurë paraprake.

“Prandaj nga e gjithë kjo mbetet thelbësore se cili ka qene veprimi i prokurorisë për marrjen në pyetje apo për deklarata në procedure paraprake”, thuhet në vendim.

Prandaj, Apeli ka sugjeruar që Themelorja të sigurohet se provat e marra janë të ligjshme e që i janë bashkëngjitur në raport me secilin të akuzuar, pastaj të vendos në përputhje me ligjshmërinë e çështjes penale.

Ndryshe në seancën fillestare më 7 mars 2024 Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për vrasjen e V.C më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktakuzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë.

Tags: Dibran Hoxha - KobraGjykata e ApelitGjykata Themelore ne Prishtine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia nis kontrolle ndaj autobusëve që nuk ndalen në stacionet e caktuara

Policia nis kontrolle ndaj autobusëve që nuk ndalen në stacionet e caktuara

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Një person plagoset me armë zjarri në Viti, i dyshuari në arrati

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Mbahet mbledhja e Qeverisë në detyrë

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Mitrovicë: Gjykata refuzon arrestin shtëpiak për katër policët e dyshuar për manipulim provash

Policia nis kontrolle ndaj autobusëve që nuk ndalen në stacionet e caktuara

Policia nis kontrolle ndaj autobusëve që nuk ndalen në stacionet e caktuara

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Një person plagoset me armë zjarri në Viti, i dyshuari në arrati

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Mbahet mbledhja e Qeverisë në detyrë

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Mitrovicë: Gjykata refuzon arrestin shtëpiak për katër policët e dyshuar për manipulim provash

Nesër bien temperaturat

​Parashikimi i motit

Kandidati i PDK-së: Haliti s’do të jetë më kryetar i Vitisë, do të jem i pari

Kandidati i PDK-së: Haliti s’do të jetë më kryetar i Vitisë, do të jem i pari

Krasniqi: Qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe për katër vite në Prizren

Krasniqi: Qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe për katër vite në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën